Shkulja e mandarinave në Konispol, kryebashkiaku: Fermeri s'respektoi kontratën, dje i mbolli në tokën e vet

Shkulja e 250 rrënjë mandarina në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit në mënyrë demonstrative nga policia si të ishin fidanë kanabisi, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe ato mediatike. Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku Shuaip Beqiri sqaron atë çfarë ka ndodhur dy ditë më parë teksa fermerët Koço dhe Margarita Jani akuzuan Policinë dhe Bashkinë për veprime arbitrare duke shkulur nga toka mandarinat e mbjella njësoj si të ishin bimë narkotike.

Toka ishte dhënë me qira për kullota dhe të shfrytëzohej për kositjen e barit. Sipas ligjit, nuk lejohet të bëhet nga kullotë në tokë bujqësore. Nga ana e Bashkisë janë kryer të gjitha procedurat. Është thirrur personi në Bashki, është konsultuar dhe i është bërë e ditur se duhet të respektojë pikat e kontratës me bashkinë. Nuk bëjmë qoka me tokat pronë të bashkisë, apo pronë shtet, por zbatojmë ligjin. Nuk mund ta tjetërsojë kush pronën e Bashkisë pa kaluar të gjitha instancat shtetërore. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit është bërë për llogarinë tonë, me kërkesë të policisë bashkiake. 

Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë Konispol

Beqiri thekson gjithashtu se fermerit iu la tre ditë kohë për zhvendosjen e rrënjëve në tokën e vet nga prona shtetërore. Pasi ato u shkulën nga policia, thotë ai, fermeri i mbolli në tokën e tij private.

I ofruam tre ditë kohë që të bënte zhvendosjen e pemëve në tokën e vet. Nuk e pranuan këtë marrëveshje me Bashkinë. Pasi u krye veprimi dolën me teorinë që nuk na u ofrua asgjë. Anarshi nuk mund të lejohet, jo kushdo mund të zërë tokën e Bashkisë dhe të bëjë  çfarë të dojë. Zotëria i ka mbjellë ato pemë në tokën e vet. Këtë mund ta verifikoni. I ka mbjellë, ato pemë të shkulura, që ditën e nesërme në tokën e vet. 

Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë Konispol


Nga ana tjetër, fermerët Koço dhe Margarita Jani pranojnë që kanë bërë shkelje, por jo të kenë kryer krim. Ata kanë mbjellë 250 rrënje mandarina me të ardhurat e tyre modeste në një tokë djerrë e të marrë me qera po nga Bashkia e Konispolit dhe pa kërkuar ndihmë nga shteti. 

VIDEO dt. 15 Shtator/Momenti kur policia shkul manderinat në Konispol

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 17/09/2018 13:52

    Bashkia ja vepruar drejt sipas ligjit . Po te kishe lidhur kontrate dhe bashkua do te shkulte mandarinat personat ne fjale do kishte te drejte

    Përgjigju
  • reli: 17/09/2018 13:22

    te drejte ka, edhe rrumpalle smund te lihet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital