Një ajsberg gjigand më i madh se sa Tirana është shkëputur nga Antarktida.
Sipas shkencëtarëve është shkëputja më e madhe në 50 vitet e fundit.
Ata e kanë vëzhguar dukurinë që prej vitit 2000, kur ajsbergu dha krisjet e para.
Ajsbergu është 1636 kilometra katrorë me peshë 315 miliardë ton, kurse Tirana është 1110 kilometra katrorë.
Sipas BBC, ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë dhe një kanal gjigand kullimi për ujërat e lëvizshëm të kontinentit.
Edhe pse është i stërmadh, lëvizja nuk ka për të ndikuar në nivelin e detit, por mund të sjellë probleme për transportin ujor dhe duhet të jetë nën vëzhgim nga ekspertët.