Një ajsberg gjigand më i madh se sa Tirana  është shkëputur nga Antarktida.

Sipas shkencëtarëve është shkëputja më e madhe në 50 vitet e fundit.

Ata e kanë vëzhguar dukurinë që prej vitit 2000, kur ajsbergu dha krisjet e para.

Ajsbergu është 1636 kilometra katrorë me peshë 315 miliardë ton, kurse Tirana është 1110 kilometra katrorë.

Sipas BBC, ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë dhe një kanal gjigand kullimi për ujërat e lëvizshëm të kontinentit.

Edhe pse është i stërmadh, lëvizja nuk ka për të ndikuar  në nivelin e detit, por mund të sjellë probleme për transportin ujor dhe duhet të jetë nën vëzhgim nga ekspertët. 

Ora 15:46
Shkëputet nga Antarktida ajsbergu më i madh se Tirana
3/0