Shmanget tragjedia në Klos/ Thyhen dërrasat e urës, ngec furgoni me pasagjerë  (VIDEO)

Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në Klos të Dibrës. Një automjet i transportit publik ka ngecur këtë të enjte në mes të urës që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.

Thyerja e dërrasave ka rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve përfshirë edhe nxënësit e shkollave, që ndodheshin në mjet në momentin që ai do të dilte në anën tjetër të lumit Mat. Ngjarja për pak u kthye në tragjedi, pasi ura ndodhet në një lartësi prej afro 50 metrash nga lumi i Matit.

Me gjithë apelin e bërë nga ana e banorëve, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për të rritur sigurinë e kësaj ure, e cila është e vetmja mënyrë që qindra banorë të dy fshatrave të Gurrës të kalojnë në rrugën nacionale Burrel – Klos.

Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi ngjarja e sotme mund të ishte kthyer në tragjedi njerëzore.

Për shkak të dëmtimit të saj vite më parë në këtë urë janë shënuar edhe viktima, ku teksa kalonin mbi të, njerëzit kanë përfunduar në lumit Mat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/02/2023 23:31

    Cudirat shqiptare! Po pse ure per makina eshte ajo?! Edhe sikur te mos ishte e kalbur dhe e demtuar,nga pamja duket qe eshte projektuar per kembesore dhe maksimumi per motore,jo per vetura,furgone e kamione.

    Përgjigju
  • Ariu: 23/02/2023 19:29

    I ke kthyer nja ca gota derman, të është trash llapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen se pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë e Gëzdarit dhe Markut!  Ofronin dhe shërbime konsulence ‘kundër rrezikut të mashtrimit’! (LISTA)

Akuzohen se pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë e Gëzdarit dhe Markut! Ofronin dhe shërbime konsulence ‘kundër rrezikut të mashtrimit’! (LISTA)