‘Shmangni ambientet me shumë njerëz’…Shqiptarët ‘thyejnë’ rregullin mbrojtës: Kafet në Tiranë ‘plot’

Nisur nga hyrja në fuqi e planit të veprimit pas dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Report TV bëri një vëzhgim në disa prej zonave më të frekuentuara në Tiranë, ku pavarësisht udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të shmangur ambientet e mbyllura si masë parandaluese ndaj COVID-19, lokalet janë të mbushura plot.

Identifikimi i dy personave të parë prekur nga koronavirusi në vendin tonë, nuk i ka ndërgjegjësuar shqiptarët që të shmangin ambientet publike me shumë njerëz.

Në zonën e ish-bllokut, te Pazarit të Ri, te shallvaret dhe në qendër të kryeqytetit, asgjë nuk ka ndryshuar pas lajmit të shpërndarë në mesnatë për dy të infektuarit. Lokalet ofrojnë panoramën e përditshme, me grupmosha të ndryshme, nga të rinjtë e deri tek moshat e treta që i frekuentojnë ato.

Teksa vetëkarantinimi për të gjithë ata që vijnë nga zonat e kuqe është me detyrim dhe ndëshkohet me gjobë nëse shkelet, frekuentimi i lokaleve u la në dorë të shqiptarëve. Dhe deri më tani, nga ky vëzhgim i thjeshtë, shihet se kujdesi që vetë qytetarët duhet të tregojnë për sigurinë e tyre, është lënë në plan të dytë pavarësisht se një nga masat kryesore parandaluese të virusit është ruajtja e distancës nga njëri-tjetri me të paktën 1 metër.

 

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë