Shmangni blerjet dhe shpenzimet e tepërta këtë javë! Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 9 Maj  deri në 15 Maj) ku sipas tij është një moment thelbësorë në ndryshimet që do të pësojnë të gjitha shenjat, por mbi të gjitha ndryshimet në fushën financiare dhe në blerjet e ndryshme.

“Ndryshojmë nga momenti në moment, ecim me ndryshimet këtë javë, ndryshime sidomos në fushën financiare dhe me blerjet” u shpreh ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Kemi një lajm të mirë sepse Jupiteri në datën 11 shkon në Dash dhe ndikon tek ai. Kështu që keni një ndikim pozitiv me blerjet dhe pasuritë e paluajtshme. Në fushën sentimentale, një lidhje problematike ose një ndarje që keni pasur më përpara duket se këtë javë do të ketë një bashkim. Do të bisedoni çështje të rëndësishme me Peshore dhe Ujorë.

Demi- Duhet të tregoni një kujdes të veçantë këtë periudhë, nëse keni diçka për të shitur ose do të merrni diçka me qera , mos u nxitoni! Në fushën ekonomiko-financiare është një moment shumë i mirë për ju. Gjithashtu keni ndikime shumë të mira edhe në fushën sentimentale.

Binjakët- Është një moment që dalin në sipërfaqe problemet e së shkuarës prandaj mos u nxitoni. Kërkoni ndihmë për problemet që mund të keni, pasi do të gjeni zgjidhje. Në lidhje me një udhëtim të papritur pune ose një kontratë pune, është moment shumë pozitiv.

Gaforrja- Keni shumë gjëra që dëshironi që t’i vendosni në vijë këtë periudhë. Në lidhje me punën do të keni një rritje në detyrë ju që punoni në vende kyçe, në administratë apo në vende të tjera. Gjithashtu është moment pozitiv për lëvizjen nga një zyrë në një tjetër. Për ju që keni për të dhënë provime të ndryshme, keni një mundësi plus sidomos të mërkurën dhe të enjten. Në anën ekonomike, duket se stabilizimi është i mbarë.

Luanët – Jeni në pritje të një pune të dytë ose një dokument pasurie dhe është momenti tani që ta merrni. Përsa i përket ekonomisë ëshë moment i mirë për t’u stabilizuar këtë javë. Ndoshta mund të keni edhe një lëvizje më të mirë në punë, prisni lajme nga jashtë që do të rezultojnë tepër pozitive.

Virgjëresha- Kjo është java juaj. Do të merrni një lajm shumë të mirë nga pasditja sot, dhe nga një çështje që lidhet me punën tuaj aktuale. Është një moment mjaft i mirë për sa i përket stabilizimit ekonomik. Ndërsa përsa i përket dashurisë, ju të 10-ditëshit të dytë dhe të tretë e keni shansin, keni një mundësi shumë të mirë, sidomos Virgjëreshë-Peshk, Virgjëreshë-Dem, është tepër pozitive. Nëse dëshironi një shtesë në familje, është momenti ideal.

Peshorja- Lajme të mira në një çështje gjyqësore. Një gëzim shumë të madh do të keni për një çështje pasurie. Ndërsa ju që do të shkoni në vendet nordike apo keni çështje me dokumenta në Angli është momenti ideal. Për çështjet shpirtërore, lidhjet me Gaforre dhe Bricjap është moment shumë i mirë dhe pozitiv prandaj mos i lini pas dore. Por kini kujdes nëse doni të bëni një shitje, koha nuk është akoma, prisni edhe pak.

Akrepi- Jeni në dilemë për shitjet që doni të bëni, shtyjeni më mirë për javën që vjen, pasi eklipsi i hënës do t’ju vijë në ndihmë. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve të rëndësishme për jetën tuaj ose pasurinë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Binjakë ose Peshk duket se tani është periudha e bashkimit. Këtë periudhë keni mundësi edhe për heqjen e veseve të këqija.

Shigjetarët- Të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe të tretë janë në pikënisje të diçkaje shumë të madhe dhe mund ta realizojnë atë. Por në përgjithësi keni ndikime shumë të mëdha në fushën ekonomiko-financiare, sidomos me një punë të dytë. Por shikoni edhe shëndetin pasi e keni lënë pak pas dore. Nëse dëshironi të nisni një dietë, është momenti më i mirë tani.  Në anën shpirtërore kini kujdes nga një lidhje që keni pasur ose nëse doni të krijoni një lidhje me Virgjëreshë dhe Peshk kini kujdes!

Bricjapët- Në anën e dashurisë jeni në dilema të mëdha, ndryshe mendoni ju, ndryshe realizohet. Është momenti më i mirë tani që të stabilizoni një lidhje sepse njohjet që bëhen në këtë javë dhe javën që vjen ka jetëgjatësi, shkon deri në martesë. Në fushën ekonomike nuk janë atje ku do të donin  të ishin por megjithatë nuk jeni keq.

Ujorët- Në lidhje me një ndryshim pune, nëse nuk jeni të sigurtë mos e bëni. Në lidhje me çëshjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet me Luan, Peshore janë idealja, ndërsa perfekte me Dem.

Peshqit- Jeni në një moment dileme në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën. Por keni një mundësi rrezatimi të punës suaj. Ndërsa në fushën sentimentale shihni pak marrëdhënien tuaj me Akrep dhe Dem sepse e keni lënë pas dore një lidhje, një njohje. Mos dëgjoni të tjerët, por flisni përballë për të zgjidhur problemet.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja