Në muajin tetor Policia e Tiranës ka vendsour rreth 2300 gjoba më shumë në krahasim me muajin shtator.
Në një intervistë për Report TV Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë Ervin Hasrama. tregon se ka një rritje të masave administrative, por sipas tij qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo gjobitja e tyre.
‘’Muaji shtator kemi 11582 masa administrative, ndërsa në muajin tetor kemi 13886 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme. Qëllimi i policisë është të bindë qytetarët që të zbatojnë rregullat dhe ligjet. Respektimi i rregullave të qarkullimit në fakt është mbrotja e jetës së qytetarit’’, ka deklaruar Hasrama.
Po për çfarë gjobiten shoferët në Tiranë? Ervin Hasrama thotë se janë vendosur 2264 gjoba vetëm për telefonin, ndërkohë që ka një ulje të gjobave për rripin e sigurimit.
Përdorimi i aparatit celular, zë numrin më të madh të masave administrative për muajin tetor. Po të bëjmë një krahasim me muajin shtator kemi rreth 1613 masa administrative më tepër.
''Kemi një ulje të numrit të masave për muajin tetor të vendosjes së rripit të sigurimit, me 915 masa më pak’’, është shprehur Hasrama.
Gjithashtu ai thotë se ka një rritje të gjobave për shpejtësi tej normave.
Ndërkohë Policia Rrugore po përpiqet të ndërgjegjësojë jo vetëm shoferët por edhe qytetarët për respektimin e rregullave të qarkullimit.
Në një video në Facebook, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka treguar disa nga rastet se si i shkelin qytetarët rregullat, që shpesh bëhen edhe faktor për aksidente. Sipas Shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë qytetarët duhet të kenë kujdes që të kalojnë në vijat e bardha dhe të respektojnë semaforin.
‘’Si brenda dhe jashtëë qytetit të Tiranës, kemi shkelje të qarkullimit të rregullave nga qytetarët’’ ka përfunduar Hasrama.
Ndërkohë nga një vëzhgim i Report TV janë të shumta rastet që qytetarët nuk respektojnë rregullat, duke kaluar në mes të rrugës dhe jo tek vijat e bardha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.1%
-
Jo
61.8%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52