Në aksidentin e regjistruar dje në aksin Gjirokastër- Sarandë në Qafën e Muzinës ku mbeti i vdekur një fëmijë dhe 6 persona të tjerë u plagosën fatmirësisht në vendin e ngjarjes u gjend një turiste polake, me profesion mjeke, e cila u dha ndihmën e parë të plagosurave, ndërsa shkak mendohet se është bërë rrjedhja e naftës nga një bot që kishte kaluar pak minuta para aksidentit.
Turistja polake u ka dhënë ndihmën e parë fëmijëve të plagosur të familjes Lleshi dhe çiftit të bashkëshortëve deri në mbërritjen e ambulancës, që i transportoi për në spitalin e Gjirokastrës.
“Ishin tre të rritur dhe fëmijët e plagosur. Shumë prej nesh u përpoqëm t’i ndihmonin. Ishte një vajze 8 apo 10 shumë rëndë e cila u dërgua e para me ambulancë”shprehet ndër të tjera turistja polake me profesion mjeke që ndihmoi të lënduarit.
Pesë nga të plagosurit janë dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. 12-vjeçarja Dori Lleshi ndërroi jetë në Spitalin e Gjirokastrës, rreth 6 orë pas aksidentit. Të plagosurit nga aksidenti janë 6 anëtarë të një familje nga Elbasani janë Aida Lleshi, Feruz Lleshi, Ana Lleshi, Selvie Lleshi, Aleksandra Lleshi si dhe Rabie Lleshi.
Ndërsa njëri nga drejtuesit e makinave shprehet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë nafta e derdhur nga një bot që kishte kaluar në këtë aks duke sjellë më pas edhe rrëshqitjen e mjetit tip ‘Golf’ që u përplas me autobusin me studentë.
“Pamë një lemeri kur erdhëm këtu, ka kaluar një bot, ka lëshuar naftë dhe makina ka rrëshqitur. Të plagosurit ishin në tokë të shtrirë pas aksidentit, 200 veta lajmëruam ambulancën dhe zjarrfikësen, të cilat u vonuan shumë. Shyqyr që ishte një doktoreshë e huaj, se po të ishte për ne...”shprehen disa nga drejtuesit e mjeteve që ishin në vendin e ngjarjes.
Poshtë në video dëshmia e mjekes polake dhe drejtuesve të mjeteve
/Shqiptarja.com

Emrat e të plagosurve nga aksidenti në Qafë Muzinë