Shokët e skuadrës që u bënë armiq! Njëri i burgosur në kampet e përqëndrimit, tjetri komandant

Shokët e skuadrës që u bënë armiq! Njëri i burgosur në kampet e përqëndrimit, tjetri komandant

Nga memoriali në vendin e ish-kampit nazist të përqendrimit Noingame. Ish-futbollisti Asbjorn Halvorsen

Për vite me radhë ata ishin shokë skuadre dhe udhëhoqën ekipin e tyre, Hamburg, në titujt kampion në Gjermani në 1923 dhe 1928.

Norvegjezi, Asbjorn Halvorsen, mesfushori që kaloi gjithë ndeshjet e skuadrës në këmbët e tij. Gjermani, Otto Harder ishte ai që përfundoi fazat më të rëndësishme të ekipit. Një golashënues i mprehtë që përveç fanellës së Hamburgut, kishte veshur 15 herë edhe atë të kombëtares së vendit të tij.

Hera e fundit që ata u takuan ishte në fund të vitit 1934, kur Halvorsen do të merrte vendimin të linte Gjermaninë dhe të kthehej në atdheun e tij për të marrë një rol në Federatën e Futbollit si anëtar dhe si trajner i ekipit kombëtar. Deri atëherë, ai kishte refuzuar disa herë të merrte nënshtetësinë gjermane, pasi ishte një nga yjet e parë të mëdhenj të futbollit të huaj që hyri në terrenet gjermane të futbollit.

Harder kishte shkuar në stacion për t'i thënë lamtumirën dhe për ta falenderuar për vitet e bukura të futbollit që kishin kaluar së bashku. Asnjëri prej tyre në atë kohë nuk mund të parashikonte se çfarë do të vinte, megjithëse retë e para të errëta të nazizmit ishin mbledhur tashmë mbi Evropë.

Halvorsen u kthye pas dy vitesh në Gjermani dhe udhëhoqi Norvegjinë për të fituar medaljen e bronztë në Lojërat e Berlinit në vitin 1936. Në fakt, në çerekfinale ai u takua me Gjermaninë, e cila ishte favorit absolut. Norvegjezët fituan 2-0 dhe legjenda thotë se Hitleri – i cili u detyrua të ndiqte një ndeshje futbolli – u largua nga vendi në tribunë para se të përfundonte ndeshja.

Norvegjia u eliminua në gjysmëfinale nga Italia 2-1, por Halvorsen fitoi titullin jozyrtar të trajnerit më të mirë të turneut, si për analizat e tij para ndeshjes ashtu edhe për regjimin e përpiktë të ushqyerjes që vendosi për lojtarët dhe ishte mjaft i avancuar për kohën.

Ndryshe nga norvegjezi që mbeti në futboll, Harder iu bashkua partisë naziste. Ai madje u bashkua me SS dhe për një periudhë kohore ishte anëtar i gardës personale të Hitlerit.

Kur shpërtheu lufta dhe nazistët pushtuan Norvegjinë, Halvorsen ishte president i shoqatës së futbollit. Nga ky pozicion ai arriti të organizojë një grup të rëndësishëm rezistence, i cili sabotoi shumë nga ngjarjet sportive të propagandës naziste. Kjo ishte vetëm maja e ajsbergut për Halvorsen. Dy vjet më vonë, në gusht 1942, pushtuesit zbuluan një bodrum në Oslo, ku Halvorsen kishte ngritur një shtypshkronjë të vogël. Atje ai botoi gazeta të ndryshme me lajme që merreshin kryesisht nga transmetimet britanike dhe ua shpërndante fshehurazi banorëve të qytetit. Ai u arrestua menjëherë dhe u burgos në Norvegji për rreth 12 muaj. "Jam i uritur. Dhe kam frikë se do të më deportojnë në Gjermani”, shkroi ai në një moment në një letër drejtuar vëllait të tij Olaf, frika e tij më në fund u konfirmua. 

Halvorsen u dërgua në kampin e përqendrimit Nazëeiler-Struthof në rajonin e Alsas. Edhe pse fillimisht vetëm gjermanë u dërguan atje, gjatë rrugës ajo mirëpriti edhe të burgosur nga vendet e tjera si pjesë e dekretit të Natës dhe Mjegullës (Nacht und Nebel), të cilin Hitleri e kishte nxjerrë më 7 dhjetor 1941 për të eliminuar të gjithë kundërshtarët politikë të regjimit në vendet e pushtuara nga nazistët.

Sipas revistës norvegjeze "Josimar", vetëm 266 nga 504 të burgosur norvegjezë në kamp mbijetuan. Si një ish-futbollist, Halvorsen ishte i mirënjohur për disa prej gardianëve dhe thuhej se kishte marrë një trajtim të favorshëm, të cilin ai u përpoq të përfitonte për shokët e tij të burgosur.

Ai ndërroi dy kampe të tjera përqendrimi, derisa në prill të vitit 1945, nazistët e dërguan në Neuingham në periferi të Hamburgut, qyteti ku dikur kishte qenë një yll. Komandanti i këtij kampi të veçantë ishte ish-miku dhe shoku i tij i skuadrës, Otto Harder, por ai ishte transferuar disa muaj para se Halvorsen të kalonte nëpër portat e tij. 

Kushtet ishin të mjerueshme, me prova që tregonin se të paktën 42.900 njerëz vdiqën përfundimisht në të, si dhe në nën-kampet e tij, si për shkak të punës çnjerëzore dhe eksperimenteve vdekjeprurëse mjekësore mbi të burgosurit, përfshirë fëmijët.

Pas përfundimit të luftës, Harder u dënua me 15 vjet burg për krimet që kreu ndërsa ishte në krye të kampit. Ai kaloi vetëm katër vjet pas hekurave përpara se të vdiste në moshën 63-vjeçare në mars 1956.

Nga ana tjetër, Halvorsen doli i gjallë nga ferri, duke u shpëtuar nga Kryqi i Kuq në prill 1945. Në një intervistë me gazetën Aftenposten më vonë atë vit, ai tha: “Uria është gjëja më mizore. Ne bëmë gjërat më të pabesueshme për të lehtësuar dhimbjen”. Disa muaj pas lirimit, kur i riktheu forcat dhe mundi të udhëtonte, u kthye në Oslo. Pas luftës, Halvorsen u kthye në sport si sekretar i përgjithshëm i Federatës Norvegjeze të Futbollit. Fati e ktheu në Gjermani dhe në Hamburg për kualifikueset e Kupës së Botës 1954. Një foto e publikuar në atë kohë nga revista sportive gjermane Kicker tregonte Halvorsen duke shtrënguar duart me trajnerin e Gjermanisë Perëndimore, Josef Herberger.

Halvorsen, megjithëse nuk i harroi vuajtjet që kaloi, në vitin 1952 ishte ai që u bëri presion bashkatdhetarëve të tij për të pranuar atletët gjermanë në Lojërat Dimërore të Oslos, duke thënë se ata nuk ishin përgjegjës dhe nuk duheshin ndëshkuar.

Tre vjet më vonë, në janar 1955, Halvorsen do të jepte frymën e fundit në moshën 56-vjeçare në një udhëtim pune për Federatën. Shëndeti i tij ishte dobësuar nga ajo që kishte duruar në kampet e përqendrimit, përfshirë atë të komanduar nga Harder. Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se të dy u takuan përsëri pas përfundimit të luftës…

Burimi: BBCsport

 

Asbjorn Halvorsen dhe  Otto Harder

Asbjorn Halvorsen në qendër ylli i ekipit Hamburg

 

 

Halvorsen ( me rreth rrjeshti prapa) dhe Harder (me rreth rrjeshti i parë)

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër