Emra të njohur të ekranit dhe medias ishin prezentë sot aty dhe të gjithë mbetën të habitur nga ky veprim i Kastros. Lajmi se fejesa u anulua u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit. Se çfarë ka ndodhur, këtë do të na e thotë vetë Kastro, i cili duhet t’u japë shumë sqarime miqve dhe kolegëve të tij, pasi të hapë telefonin…
Në foton e shkrepur ekskluzivisht nga revistawho.com shfaqet Rovena Stefën me të motrën, gazetari dhe opinionisti i “Top Show Magazine” Ervin Kurti dhe prezantuesja e “Siluetë” Gerta Gixhari. Të gjithë të hutuar nga kjo që ka ndodhur dhe duke shpresuar që Kastro të jetë mirë… (revista who)
(Të ftuarit pa Kastro Zizon)
d.c./shqiptarja.com