Shoqata e Transportit Urban: Do vijojmë të operojmë me 50% të kapaciteteve, po falimentojmë! Institucionet shtetërore po neglizhojnë kërkesat tona

TIRANË- Vetëm një ditë pas vendimit që të operojnë me 50% të kapaciteteve, Shoqata e Transportit Urban në një deklaratë për mediat tha se ato po shkojnë drejt kolapsit financiar dhe do të vijojnë të operojmë në këtë formë, deri sa kërkesat e tyre të merren parasysh. Ato deklaruan se kanë një neglizhencë totale nga institucionet shtetërore dhe i bën thirrje bashkisë dhe qeverisë, që të ulen në një tryezë e të gjejnë një zgjidhje, pasi në të kundërt ata do të falimentojnë. Ndërkohë që nënvizuan se ende nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës, por vetëm indeksim të çmimit. 

‘Kemi ndjerë një neglizhencë të madhe nga institucionet shtetërore, të shohim pikat reale. Të gjitha strukturat e Republikës së Shqipërisë kanë pasur një rritje në këto kohë që flasin, ne nuk kemi kërkuar rritje të biletës, por indeksimin e çmimit. Duhet të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike, që të mos shkojmë në rritjen e çmimit të biletës. Do operojmë me 50% të kapaciteteve, pasi nuk kemi fuqi financiare. Edhe struktura infrastrukturore që lë për të dëshiruar, por aspekti ekonomik është më i rëndësishëm për ne. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt negativisht në të ardhurat e shumë prej subjekteve s’janë të gatshëm të mbarëvajtje linjat e transportit e të jenë në shërbimin të qytetarëve. Ne e kemi paralajmëruar këtë reduktim prej shumë kohësh nëse s’do merreshin masa, ne do shkojmë do ketë reduktim edhe më të madh të autobusëve, për arsye ekonomike dhe mungesën e stafit të punonjësve. Nuk kemi kërkuar rritje çmimi, por kemi kërkuar eliminimin e disa taksave. Ne po shkojmë drejt kolapsit financiar. Nëse nuk ka reagim do shkojmë drejt kolapsit.’- thanë përfaqësues të Shoqatës së Transportit.

Që pas daljes nga karantina në vitin e kaluar shoqatat e transportit gjatë protestave të zhvilluara kërkuan heqje akcize, ulje TVSH-je dhe rimbursim për personat që përfitojnë transportin falas. Teksa ka kaluar më shume se 1 vit pa u plotësuar, shoqëritë i kanë shtuar kërkesat e tyre. 

Kërkesat e tyre minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro. 

Kërkesa e dytë për heqjen e akcizës që është 37 lekë për litër kushton në një vit 2.3 milionë euro. Në rast se shteti e ka të pamundur të heq akcizën kompanitë kërkojnë heqje të taksës së qarkullimit që është 24 lekë për litër, dhe heqja e saj i kushton arkës së shtetit rreth 2 milionë euro në vit. 

Këto janë lehtësira që i takojnë vetëm kostos së karburantit, që përbën mesatarisht 48% të kostos totale të transportit publik. 

Kërkesa tjetër e bërë që në 2020 është rimbursimi për 21 mijë qytetar që në bazë të ligjit përfitojnë shërbimin e transportit publik falas për shkak se janë invalidë, të verbër apo me librezë shëndetësore. Kostoja e rimbursimit përllogaritet në rreth 18 milionë lekë sipas shoqatës kombëtare të transportit qytetas. 

Kërkesat e shtuara këtë vit janë sa i takon kompesimit të çmimit të biletës dhe të abonesë. 

Në një letër dërguar bashkisë së Tiranës në 13 tetor 2021, shoqatat kërkojnë kompesim për çdo biletë në vlerën 30 lekë, pasi sipas tyre kostoja që kanë shoqëritë e transportit për një udhëtar nga 27-28 lekë që ka qenë ka arritur në 32-33 lekë. Për këtë arsye shoqëritë kërkojnë indeksimin e tarifës së udhëtimit bazuar në situatën aktuale me fitimet dhe humbjet e shoqërive të transportit. 

Kërkesa tjetër është kompesim 600 lekë nga shteti për çdo abone të linjës apo të përgjithshme që shitet. (Aboneja e linjës kushton 1200 lekë, aboneja e përgjithshme kushton 1600 lekë)

Në mungesë të përgjigjes transporti u paralizua 50% prej ditës së hënë, ndërkohë në letrën e 13 tetorit ata i kanë vënë një afat bashkisë së Tiranës për të marrë masa dhe reaguar deri në 1 nëntor, në të kundërt kapacitetet e tyre do të shkurtohen më tej dhe në qarkullim do dalë vetëm 20% e flotës së urbanëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Edhe në Shkodër transporti urban del me kërkesa: Nëse nuk merren masa, rrezikojmë kolapsin e plotë

Nëse nuk negociohet mbi kushtet tona edhe në Shkodër shërbimi i Transportit rrezikon kolapsin e plotë. Ka qenë kjo deklarata e administratorit të këtij transporti në Shkodër, Melidion Dervishi i cili tha se rritja drastike e çmimit të karburantëve, konkurrenca e pandershme nga furgonët dhe problemet me trafikun dhe qarkullimin kanë sjellë përkeqësim të situatës.

Ai tha se qëndrimi i kësaj kompanie që është e vetmja që operon në Shkodër është i njësuar me atë të Shoqatës së transportit publik dhe nga ana tjetër janë në pritje të konsultimeve me publikun që do mbahen në fund të këtij muaji për të pasur dhe veprime përshkallëzuese, nëse nuk merren masa nga autoritetet lokale në përmirësimin e situatës.

Kujtojmë se më herët është mbajtur një grevë 24 orëshe ku u pezullua transporti publik urban në qytetin më të madh në veri të vendit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë