Shoqatat turistike 6 kërkesa Ramës: Hiqni taksat këtë vit, bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri

Shoqatat turistike 6 kërkesa Ramës: Hiqni taksat këtë vit, bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri

Shoqatat turistike

Shoqatat turistike kanë nënshkruar një peticion për realizimin e kërkesave për kapërcimin e ndikimit negativ të COVID-19 për turizmin.

Sipas tyre rezervimet e pranverës u anuluan të gjitha, ndërsa për rezervimet e verës 80% janë anuluar dhe 20% janë të stopuara. Kjo bën që humbjet në turizëm të shkojnë 1.5 miliard euro.

Në peticionin drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni tre ministrive, të Turizmit, të Financave dhe të Mjedisit shoqatat i kërkojnë qeverisë realizimin e 6 kërkesave, ku e para është heqja e të gjitha taksave deri në fund të vitit 2020.

Shoqatat po ashtu kërkojnë subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020. Një tjetër kërkesë është ngrirja e kësteve dhe krijimi i kushteve për kreditë të buta për sektorin e akomodimit. Ndërsa i kërkohet qeverisë që të japë bonuese për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri, vetëm nëse prenotojnë nëpërmjet turoperatorëve apo agjencive turistike vendase.

"Të bëjmë një peticion për situatën e vështirë që po kalon sektori i turizmit. Shumica e kërkesave tona nuk janë realizuar. Nga paketat ne nuk kemi përfituar, por morën pagën 40 mijë lekë ata që hoqën stafin nga puna. Garancia sovrane nuk është ndonjë ndihmë e madhe për madhe për biznesin, më shumë është mashtrim sesa ndihmë e vërtetë për sektorin. Kemi menduar të nënshkruajmë një peticion me kërkesa që t'ja dërgojmë kryeministrit dhe brenda 10 ditësh të kemi takim me kryeministrin për të marrë përgjigje. Nëse nuk marrim përgjigje, do të vazhdojmë me protestat përpara kryeministrisë. Kërkesat tona kanë kosto për buxhetit dhe janë jashtë fuqisë së një ministrie", tha kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa.

Gjashtë kërkesa drejtuar qeverisë

1-Çlirimin e bizneseve të turizmit nga të gjitha detyrimet fiskale deri në 31 dhjetor 2020 (përfshirë taksat lokale dhe taksën e pronës)

2-Subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020

3-Ngrirjen e kësteve dhe krijimi i kushteve për kreditë të buta për sektorin e akomodimit.

-Propozojmë të shtyhen afatet e pagesave të kredive të paktën deri në 30 mars 2021, qeveria duhet të mbulojë me grante nga BE interesin e stokut të kredive në këtë industri.

-Të rritet kapitali i garancisë sovrane dhe tu krijohet mundësi kreditimi hoteleve nga kjo garanci deri 20% të të ardhurave të realizuara në vitin 2019 me interes zero dhe gres periode deri në 2 vjet në mënyrë që të shpëtojë falimenti.

4-Mbështetje nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të hoteleve që kanë profil sezonal dhe kryesisht ato që nuk kanë biznes të dytë gjatë periudhës së dimirt.

5-Zbritja e TVSH nga 20% në 10 % edhe për hallkat e tjera të turizmit që nuk janë përfshirë në reduktimin e TVSH.

Stimuli i turizmit të brendshëm nëpërmjet subvencioneve

6-Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri.

Kërkesat e shoqatave të transportit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur