Arrestohet për shpërdorim detyre efektivi i RENEA-s te 'Kodra e Diellit' në Tiranë, iu gjetën mbi 100 mijë € në mjetin e tij

Arrestohet për shpërdorim detyre efektivi i RENEA-s te 'Kodra e Diellit' në Tiranë, iu gjetën mbi 100 mijë € në mjetin e tij

Efektivi i RENEA-s Altin Morina dhe paratë e gjetura në mjetin e tij

TIRANË- Një efektiv i RENEA-s, Altin Morina ka rënë në pranga pasditen e kësaj të martë në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë pasi iu gjetën mbi 100 mijë euro në mjetin e tij.

Efektivi i RENEA-s i cili është në profesionin e Shefit të Stërvitjes së Repartit Special akuzohet për shpërdorim detyre.

Në mjetin e tij janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash, rreth 100 mijë euro kesh, 80 paund dhe 290.00 lekë të rinj

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se ende nuk ka dijeni se çfarë me saktësi e ka lidhur efektivin e RENEA-s me personin që po verifikohet për lidhje me atentatin në Don Boskos, por deri në këto momente policia nuk e ka të konfirmuar Morninën si person të dyshuar për të njëjtën ngjarje. Operacioni u krye nga forcat ‘Shqiponja’, të cilët vunë re mjetin tip ‘Audi’ që kishte me vete sasinë e madhe të parave kesh.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e plasmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
U kap me mbi 100 mijë € në mjet, Report Tv siguron foton e efektivit të RENEA-s

1678809409_finalprojekt.00352701.Still021.jpg

Personi që shihni në foto është efektivi i RENEA-s Altin Morina të cilit iu gjetën mbi 100 mijë euro në mjetine tij.  

Morina u kap në zonën e Kodrës së Diellit dhe akuzohet për shpërdorim detyre. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 15/03/2023 01:25

    90% e gjyqtareve tw shkarkuar nga vetingu kane ikur per 10 here me pak se kjo shifer nga detyra...

    Përgjigju
  • Gripi: 15/03/2023 00:44

    E di komandanti i RENEA me cfare makine levizin oficeret e ketij reparti? Me ke shoqerohen? Cfare vendesh frekuentojne dhe ku jane te dy punesuar? Mos eshte ky palo efektiv qe shiti kolegun te Martinaj i cili me pas dha doreheqjen? Per cfare eshte komandant aty ai? Para pak kohesh u kap efektivi i Renea duke shkembyer droge, tjetri ish efektiv i Renea me sniper ne makine, tjetri po ish efektiv vrau ne elbasan dhe u dorezua po te keta ne tirane. Keta jane bande kriminale apo jane elita e policise? A ju kontrollon njeri pasurine ketyre horrave qe dekonspirojne aksionet dhe koleget? Si mund te jete te sigurte policet e ndershem ne zbatimin e detyres? Ish shefi i krimeve Elbasan u denua vetem 4 vite per bashkepunim me krimin. Jaeld Cela ish drejtori i Vlores qe u denua per trafio nderkombetar trafik narkotikesh ka dale nga burgu me shpejt se c'hyri dhe shijon i qete pasurine e krimit. Cfare duhet te ndodhe me qe mos te kete besim tek shteti? Edhe ky maskara do dale shume shpejt nga burgu. Skandak

    Përgjigju
    • O Aldi: 28/03/2023 13:49

      Ke harruar astrit bushi, jetmir llani, mond fufi, viktor dhe arjan ndoci.. Laci dhe Mamurrasi ka nxjerr cuna shume te afte

    • aldi: 15/03/2023 14:58

      e kan rraf dhe te tjere nje tepelnes ne sarande e ka digjeneru, e ka rraf shullazi perpara, tani ti mbase sk ke digju per arsye moshe! ky prandaj filloj tu mbajt nga 20 zorraxhi pa buksa me vete! se vetem te rrujne trapin keta! ku eshte katandis gangsterlliku nga tor skeja nik fufi e gezim cela eris trokthi e gjint te ky me 3 motra! varja nga fushkruja e lart nqs ske fis mos e kruj sumen se nuk te del njeri per zot! harova ton niken ne dajt qi i tha ti pres duret e komet dhe e vrau ai bytheziu gabimisht filloj tu qajt! cunat e lacit jane cunat me te respektum ne shqiperi po ato qe permena me lart

    • o aldi: 15/03/2023 08:31

      hahahha mashtrimi me i madh qe kam degju per visin.pz.po kush e ka prek me dor naj her a je ne twrezi a sje.naj cerr te vetin edhe mundet.po ate jo.lejini prrallaat e bllokut e legjendat e mos shifni shum filma triller.trima tastiere!

    • aldi: 15/03/2023 07:57

      Ai kolegu quhet G.M dhe e ka masakru kete te fortin e fushe kuqes qe nuk e di nga i ka dal emri per te fort dhe pastaj ka masakru dhe gjithe ata qe e shoqeronin dhe i forti vis martini thoshte mos gjuj o bur ca te bera! Ngjarja ka ndodh te nje kazino ne bllok me shume mundesi perballe piceri eres! Ai oficeri i reneas me dur ne xhepa eshte sot ka qene oficer kariere ne lezhe le te shkoj e ta provojne fatin se ja jep pergjigjen!

  • Iris: 15/03/2023 00:31

    /A.N/,ky e ka patur /gjah te fresket,te sapovrare/,s'ka patur kohe t'ju gjente vendin,apo t'i shpinte ne shtepi,pa dhe ky nuk i le ne makine joo!

    Përgjigju
  • Vlora: 14/03/2023 22:42

    Miqesin e policave dhe dashurin e kurvave mos e pranoni o popull i vuajtur i shqiperise

    Përgjigju
  • A. N.: 14/03/2023 22:06

    Une nuk le monedha ne makine se kam frike se me thyejne xhamin hajdutet per ti vjedhur ndersa keto mbajne thase me qindmije euro pa pike problemit. Kushedi se sa eurot i kane te fshehura neper vende te tjera. Ja ku jane Eurot me thase qe po forcojne Lekun dita dites.

    Përgjigju
  • Alb: 14/03/2023 20:11

    Dmth skan qen femij ata as martinajt ai ka qen nje atentat per te treguar shtetit qe jemi ketu sna zapton dot pronat BB po u vezhgon.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 15/03/2023 06:45

      Hahaha behar bajri

  • Ups: 14/03/2023 19:14

    Shum nga keta te rreneas dhe forcave komando flitet qe Jan vrases me pages. Shteti duhet ti fus në sete.

    Përgjigju
  • tani: 14/03/2023 19:12

    edhe ky ka dashur ti fshehe keto euro ne tubin e aspirimit....jane leket e ministrit te brendshem...te hetoje prokuroria...

    Përgjigju
  • Lala: 14/03/2023 18:30

    Efektivet e RENEA kan QE ne 98 Kur u krijuan QE merren me kshu punesh .sna that NOI gjet te re

    Përgjigju
  • Edi25252: 14/03/2023 18:25

    Lekët ja ka marrë borxh , motrës, vëllait , baxhanakut , komshiut, dhe ca shokëve , ose janë të dajës që është jashtë shtetit , që daja do blejë shtëpinë tiranë

    Përgjigju
  • Vlora: 14/03/2023 18:20

    Per pozicionin e punes paga duhejt te ishte e bollshme qe te kishte mundesi me jetu mbi mesataren e popullsise po kur paguheb me 700 mij leksha normal se ktij nuk i dalin as me hanger vete e jo me mbajte familje

    Përgjigju
  • Atp: 14/03/2023 17:36

    Forcat Renea janë kthyer në vrasës me pagesë për grupet kriminale, duhet pastrim total në repartin e tyre !

    Përgjigju
  • Altin: 14/03/2023 17:23

    Djali me i keq i policise se shtetit, djale i pabese dhe kontigjent kriminal. Shoku i tij i ngushte avokat bengasi dhe ai ne kerkim, nga keta burra qe paguajne vrases qe tu vrasin grate e veta. Ti fusin ne site pasurine se do kete te forta

    Përgjigju
    • Gruaja Bengasit: 14/03/2023 19:20

      Alban Bengasi i thoshte gruas së tij do të muros, person në kërkim a thua se është Shqipëria 18 milion vetë. Kjo polici ka dështuar pasi janë disa vrasje në Tiranë që nuk janë zbardhur

  • Shteti: 14/03/2023 17:09

    Ky duket nga makina qe ka qe i kushton te pakten 100.000 euro dhe ska shans ta blej nje rrogetar ne shtet. Kta merren edhe me vrasjet edhe me drogen se jane te trajnuar.

    Përgjigju
    • Luizi BBV: 14/03/2023 18:10

      Jane kursimet e tija dhe te babit,dhe Gjyshit duke shitur domate keto 100,000€

  • Kacorri: 14/03/2023 17:07

    Sa mire i kapet kta nje dite ma vone e ata qe vrane njerzt e Martinajve ala?

    Përgjigju
    • Sefgjini: 14/03/2023 18:02

      E MIRRA ASHT ME U VRA MIDIS VETI! SE ASHT SHUME GJYNAH AJ BANAKJERIA ME MBESEN...

    • Kacorrit: 14/03/2023 17:37

      O Kacorr Martinajt kane lufte me me 10 banda po ala aty e kane ata, dhe ti qe qe vjen keq per mutra te tille.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i Këshillit të Investimeve, rritet informaliteti, nuk deklarohen pagat reale! 73% e kompanive pranojnë se shmangin tatimet

Vrojtimi i Këshillit të Investimeve, rritet informaliteti, nuk deklarohen pagat reale! 73% e kompanive pranojnë se shmangin tatimet