Shoqja e ngushtë: Familja nuk është zhgënjyer nga Joana

Shoqja e ngushtë: Familja nuk është zhgënjyer nga Joana

Shoqja e ngushtë e Joanës, Teuta tregon më shumë detaje nga jeta e vajzës që është pjesë e Big Borther 6. Teuta ka folur për lidhjen e Joanës me Anaidin, por edhe për opinionin që ka familja e saj për sjelljen në shtëpi.


Prej sa kohësh e njeh Joanën?

Joanën e njoh prej vitesh. Kemi qenë shoqe që në fillore dhe gjithnjë kemi qenë të pandara. Ka qëlluar që të shkëputemi për periudha kohore, pasi Joanës i është dashur të emigrojë në Greqi, por shpejt e kemi rigjetur njëra-tjetrën. Prej vitesh jemi mikesha të ngushta, thuajse motra.

Si e sheh lidhjen e saj me Anaidin?

Unë mendoj që nuk është një lidhje. Nuk është një raport në çift, por një miqësi e mirë. Nuk e di pse flitet aq shumë për Joanën dhe Anaidin si çift, kur ata kanë të njëjtat sjellje me banorët e tjerë. E nëse flejnë në një krevat, këtë gjë bëjnë dhe banorët e tjerë. Unë e shikoj si një miqësi të bukur.

A mendoni se Joana do të krijojë një histori dashurie edhe jashtë me Anaidin?

Unë e njoh tipin e djemve që Joana pëlqen dhe nuk bën pjesë Anaidi në atë grup. Nuk i shoh si çift, megjithatë çdo gjë mbetet për tu parë jashtë lojës.

Jani, i dashuri i Joanës si ka reaguar?

Jani është një djalë i shkëlqyer. Unë kam vite që e njoh dhe e di që ai ka një dashuri të pamasë për Joanën. Ai ka një tjetër mentalitet, duke qenë se është rritur jashtë. Në gjithë këtë eksperiencë ai e ka mbështetur Joanën. Madje nëse Anaidi ka bërë një pakt me të dashurën e tij jashtë, edhe Joana ka bërë një gjë të tillë me Janin. Një pakt, ku gjithçka që do të ndodhte do të mbetej brenda në shtëpi, nuk do të prekte marrëdhënien jashtë. Këtë e pamë edhe këtë të shtunë, ku Jani i dërgoi një valixhe me rroba Joanës për t’i treguar se është dakort me lojën e saj në “Big Brother”.

Joana ka thënë se me të dashurin ka patur probleme që jashtë dhe se historia e tyre ka marrë fund…


Nuk e besoj. Joana dhe Jani kanë shumë vite bashkë dhe natyrisht që pasioni dhe disa gjëra mbarojnë, si ka thënë dhe vetë Joana, por dashuria dhe respekti që kanë për njëri-tjetrin nuk përfundon për Anaidin. E nëse kur të dalë Joana çifti nuk do të vazhdoj bashkë, do t’i lidh gjithnjë një dashuri e madhe për njëri-tjetrin.

Si ka reaguar familja e Joanës për këtë histori?


Joana ka fatin të ketë një familje të mrekullueshme. Ata kanë jetuar për shumë kohë jashtë dhe nuk i bëjnë më përshtypje këto gjëra. Sot kështu sillet e gjithë rinia dhe Joana nuk ka bërë asgjë të keqe që familja të jetë zhgënjyer nga ajo. Joana të njëjtën sjellje ka dhe jashtë Big-ut.

Si ka qenë jeta private e Joanës jashtë “Big Brother”?

Joana është besnike. Kur ajo është në një lidhje nuk ka sy për asnjë tjetër. Përgjithësisht i pëlqejnë aventurat. Është një tip që i pëlqen të bëjë aventura në jetën e saj, por është një femër shumë besnike.

J.H/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn