Sevilla-Roma është përplasja më interesante e fazës  së 1/8 të Europa League. Ky ishte verdikti i shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Më me fat kanë qënë ekipet e tjera pretendente Interi dhe Manchester United që respektivisht do të përballen me Getafen dhe Lask Linz.

Këto janë të gjitha çiftet e fazës së 1/8 të Europa League:
-Istanbul Basaksehir- Copenhagen
-Olympiacos-Wolves
-Rangers-Leverkusen
-Wolfsburg- Shakhtar Donetsk
-Inter-Getafe
-Sevilla-Roma
-Frankfurt ose Salzburg përballë Basel
-Lask Linz-Manchester United
-Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 12 mars dhe ato të kthimit pas një jave.

Nga Andi Kapxhiu