Rita Ora në filmin "Southpaw"
TIRANË, 2 Prill / ATSH - Këngëtarja e famshme britanike, por  me origjinë nga Kosova Rita Ora(Sahatçiu), do të kthehet në ekran, por kësaj here në atë të kinemasë.
Duhet të presim 31 Korrkun e  vitit 2015 për ta parë Rita Orën përsëri, por kësaj here në ekranin magjik të kinemasë, ku Rita do të shfaqet në filmin "Southpaw".
Drama e shkruar nga Kurt Sutter,dhe  me regji nga Antonie Fuqua,  me kolonë zanore të prodhuar nga super stari Eminem,  do të vijë e interpretuar nga një kastë të përbërë prej  emrave si Jake Gyllenhaal, Rachel McAdams, Naomi Harris, e mjaft aktorësh të tjerë,  ku midis tyre ka edhe dy muzikantë, siç është rreperi dhe producenti  i njohur "50 Cent" dhe "Rita Ora".
Një nga posterat e filmit "Southpaw"
Pikërisht kjo e fundit, pra Rita, ka braktisur tapetin e kuq të "Glamour" për të intepretuar rolin e një vajze toksikodipendente në filmin dramë të titulluar "Southpaw".
Gyllenhaal mer rolin e liderit si një  boksier profesionist Billy Hope, të cilin jeta e çon poshtë pas vdekjes tragjike të së shoqes Maureen, dhe ai humbet edhe kujdestarinë e të bijës.
"Ora" i hap  derën e Gyllenhaal, duke i sygjeruar atij ta vizitojë atë nëse është në kërkim të drogës...
"Kliko këtu për të parë trailerin"
/k.m/ /a.g/