Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Nigeri pas tre shpërthimeve të njëpasnjëshme në qytetin e rëndësishëm veri-lindor të Maiduguri.
 
Sipas dëshmitarëve dy shpërthime ndodhën në supermarkete ndërsa një tjetër u regjistrua pranë një stacioni autobusi.
 
Sulmet u shkaktuan nga persona kamikazë të cilët hodhën veten në erë. Maiduguri ka qenë më parë bazë e grupit militant Boko Haram dhe prej kohësh ka shfaqur një fushatë dhune në vendosjen e regjimit islamik në Nigeri.
 
Pas nxjerrjes nga qyteti një vit më parë, luftëtarët islamikë u strehuan në një zonë fqinje nga ku nisën një ofensive sulmesh masive ndaj fshatrave dhe qyteteve në veri-lindje të vendit, duke marrë kontrollin e një territori të madh.
 
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)