Disa e quajnë gati të pavlerë të merresh me fundërrinat e Agimit të Artë dhe atyre që u krijojnë sfondin. Arsyetimet janë mëse civile dhe qytetare, por është njëlloj si të përdorësh llogjikën me qëntë e tërbuar. Nëse ne sot ecim para, duke lënë pas një “fali Zot se s’dinë ç’bëjnë”, nesër do na duhet t’i lutemi Zotit të na falë pse nuk bëmë asgjë.
Këta kllounë me të zeza e me varse, me muskuj e me qafa të fryra që hapen b... në mes të Shqipërisë, teksa shohin se as e vret njeri mendjen për çfarë flasin e ulërijnë, nga Himara të dielën, një të shtunë të bukur mund të dalin në Korçë, e të hidhen edhe në Sarandë të hënën. “Atyre nuk ua var njeri në Greqi”, është njëri nga justifikimet.
Me disa deputetë në Parlamentin grek, me prirje të qarta neonaziste që ky vend anëtar i Bashkimit Europian nuk mund “t’ua mbledh dot” nuk duket që nuk ua varka njeri. Për më tepër që në kohë krizash, si këto vjet që po kalon Greqia, kjo lloj rrace shumohet pa hesap. Pavarësisht kësaj, arsyetimi se nuk ua var njeri në Greqi, për ne shqiptarët duhet të jetë i mjaftueshëm?! Më e pakta duhet të ndihemi të fyer e të indinjuar. Dhe ka pa dyshim me mijëra të tillë, që për të shfryrë dufin e tyre kanë preferuar rrjete sociale e mediatike.
Kjo është arma e tyre. Nuk ka të drejtë askush të tallet me protestën e tyre. Ata të rinjtë në Fier, bën gabim, por bënë diçka. Atë diçka që duhet ta bënte shteti, të cilit disa të huaj po i thoshin në mes të ditës se do të çlirojmë një nga bashkitë (nga shqiptarët normalisht). Natyrisht nuk presim nga shteti të mbledhë qentë e tu verë flamur sipër, por ata qentë me zinxhira në Himarë, nëse nuk i kapte dot për leckash e t’i hidhte jashtë kufijve, të paktën t’i skedojë; e në mos ua përcjelltë homologëve fqinjë për hir të mosprishjes së marrëdhënieve, le t’ua lerë detyrë policisë në kufi. Tjetër, ata sojsëzët nuk erdhën në Himarë vetëm, e ashtu rastësisht. Ka aty e ndokund tjetër, ca duar të zeza e fytyra të pista, ca që i njohin e ca që fshihen, që i mbështesin, u pastrojnë rrugët, u rrahin krahët, e i presin si “shpëtimtarë”.
Eshtë tragjike ta mendosh, por ngjarjet e herëpashershme në Himarë, të çojnë në këtë përfundim. Eshtë pikërisht ajo tërheqja që këshillohet, që ka lejuar prej kaq kohësh “kollonën e pestë” greke të punojë lirshëm në këtë zonë shqiptare. Nëse presioni publik do të ishte bërë i vazhdueshëm, i fortë dhe i qartë që prej 15 vjetësh, sot nuk do të ishim në këtë situatë. Jo pse duhet të trembemi se vërtetë Himara “do të pushtohet” e “do të çlirohet”, por duhet të trembemi fort se gjithë himariotët e më tutje, nuk do të preferojnë më të quhen shqiptarë. Sepse nëse vijnë e i kërcënojnë në shtëpinë e tyre, e nuk ka askush t’i mbrojë, çdo të presin kur të shkojnë për punë në Greqi.
Nuk duhet të mendojmë se faktorizojmë të lajthiturit e Agimit të Artë, apo sfondin e tyre të purpurt duke ua përmendur emrin. Duhet të mendojmë si të shpëtojmë “shpirtin” qoftë edhe të një shqiptari të vetëm, që më pas të mos shfryjmë, “ah tradhëtari, u bë grek”.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com