Shpëtoni nga era e keqe, ja
si kuzhina të mbaje erë lulesh

Shpëtoni nga era e keqe, ja<br />si kuzhina të mbaje erë lulesh
Edhe në qoftë se përpiqeni ta mbani kuzhinën gjithmonë të pastër, kur gatuani qepë ose hudhra aroma që lëshojnë do të mbetet jo vetëm në duart tuaja, por do të përhapet në të gjithë kuzhinën.

Kështu, kjo do t’ju bëjë të ndiheni keq sepse edhe pas pastrimit të saj do të mbizotërojë një aromë shumë e pakëndshme.

Por, ka një mënyrë shumë interesante që zhduk të gjitha erërat e këqija nga kuzhina dhe nga çdo ambjent i mbyllur i shtëpisë ose zyrës tuaj.

Përbërësit:
3 lugë gjelle zbutës rrobash
3 gota ujë të nxehtë
1 lugë gjelle sodë buke
Një shishe sprai bosh

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtoni fillimisht zbutësin në një shishe sprai bosh. Hidhni ujin e nxehtë dhe më pas sodën e bukës. Tundeni shishen mirë në mënyrë që të kombinohen të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin.

Spërkatni me të të gjithë hapësirën e kuzhinës ose ambjente të ndryshme në shtëpinë tuaj. Kështu, aroma e shtëpisë dhe kuzhinës tuaj veçanërisht, do të jetë gjithmonë e freskët dhe  e këndshme.Shije.al

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares