Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, e cila thekson se kjo u mor 5 ditë pasi e kërkoi Basha dhe se tani qeveria duhet të përgjigjet për dëmet që shkaktohen si pasojë e kësaj fatkeqësie.

"Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie", thuhet në njoftimin e PD.


Lajmi kryesor:

Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit