Shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Britania, Krashi për Report Tv: Sinjale që drejtësia duhet të veprojë

Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës edhe nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të jetë një sinjal i qartë edhe për drejtësinë, e cila tashmë duhet të veprojë. Kështu tha i ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’, Lavdrim Krashi, i cili me diplomaci u shpreh, që ky nuk është një lajm i mirë në vetvete për Shqipërinë, por nga ana tjetër çoi një mesazh për të gjithë ato që abuzojnë me taksat e shqiptarëve dhe kryejnë korrupsion.

‘PS nuk bën mbledhje për të festuar. Ky nuk është lajm i mirë për Shqipërinë, jemi në gazetat kryesore britanike, për shqiptar, ka edhe njerëz të tjerë. Si shqiptar nuk është se ka ndonjë gëzim të madh, por nga ana tjetër është lajm shumë i mirë pasi çoi një mesazh për ata që paguhen me taksat e shqiptarëve mos të guxojnë që të korruptoni, për arsye se jo vetëm organet e drejtësisë do jenë pas tyre, por edhe ndërkombëtaret do t’i ndjekin. Mendojnë se këto sinjale janë inkurajuese për drejtësinë dhe duhet të veprojnë. Kudo që shikojnë korrupsion dhe akte korruptive, organet e drejtësisë duhet të gjejnë fuqinë për ta luftuar.’- tha Krashi.

Deputeti socialist, i cili ka jetuar prej kohësh në Britaninë e Madhe, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se politika e Mbretësisë së Bashkuar bazohet në parime dhe tek drejtësia, ndërsa shtoi se ky vendim nuk ka ndikime nga Soros. Krashi tha se kjo është vetëm masa e parë ndaj Berishës, e cila quhet si masa e emigracionit, por do të ketë edhe një fazë të dytë për sanksionet të tjera në lidhje dhe me pasurinë.

‘Britania e Madhe me largimin nga BE ka kushtuar një vëmendje më të shtuar për Ballkanin Perëndimor, qeveria britanike ka dërguar një të dërguar të Posaçëm që merret kryesisht me çështje e tregtisë dhe të sigurisë me Ballkanin Perëndimor. Deklarimet kanë ardhur prej këtij, pasi është autorizuar nga MB për këto çështje. Politika britanike është politikë parimore, e drejtësisë. Ka shumë ngjashmëri me sanksionet që janë ndërmarrë nga rusët. Politika britanike nuk ka lidhje me kush është në pushtet në Shqipëri, ajo është një politikë e Brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme është shumë specifike, në këtë kuptim nuk ka asnjë shqiptar që të ndihet krenar. Sot ne kemi marrë disa të dhëna për qëndrimin që ka marrë Mbretëria e Bashkuar. Nuk mendoj se ka ndikime nga Soros, njerëzit duhet ta shohin së pari nga vetja e tyre. Çdo politikan apo person publik që paguhet nga taksat e popullit nuk duhet të ndihet i qetë. Kushdo që ka përlyer veten e tij, kundër të cilit ka fakte që është përfshirë në afera korruptive, në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. E kanë lidhur sanksionet me masa emigracioni. Ky është momenti i parë, por do ketë edhe fazë të dytë. Ministria e Punëve të Brendshme, ajo që është përdorur, sot është edhe çështja e emigracionit, ka disa element të tjerë, të cilat do të aplikohen edhe në rastin e atyre që vijnë.’- u shpreh Krashi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK