Shpallja e pavarësisë së Katalonjës
e pëson Reali i Madridit

Shpallja e pavarësisë së Katalonjës<br />e pëson Reali i Madridit<br>
Shpallja e Pavarësisë nga Parlamenti katalanas do të japë efektet e para edhe në sport, më konkretisht edhe në futboll.

Situata politke dhe dhe tensionet e krijuara mes mbështetësve të pavarësisë dhe atyre që e kundërshtojnë do të reflektohet në ndeshjet e kësaj funjave në La Liga, sidomos në ndeshjen mes kampionëve të Real Madrid në fushën e Girona, ekip katalanas.

Ndeshja është e përcaktuar të zhvillohet në qytetin katalanas, pasditen e të dielës por kjo ndeshje rrezikon mos të zhvillohet duke u shtyrë në një datë tjetër.

Pavarësisht situatës të krijuaj numri një i La Liga, Javier Tebas deklaroi të kundërtën për prestigjozen AS.

Dita e dielë rastis edhe me një festë vendase në katalonjë, dita e “Sant Narcis”, si pasojë ekipi është i detyruar të udhëtoje me makina të panjohura dhe jo me autobuzin zyrtar të klubit madrilen.

Po ashtu hoteli ku do të qëndrojnë yjet e “Los Blancos” do të jetë në masa të larta sigurie nga policia.

Sipas radios “Onda Cero”, hipotezat për të shtyrë ndeshjen, për të evituar përshkallëzimin e situatës, po marrin formë reale nga ora në orë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat