Shpat Kasapi: Kënga e re bashkëpunim me një producent suedez

Shpat Kasapi: Kënga e re bashkëpunim me një producent suedez
Shpat Kasapi ka vendosur të bëj album këtë verë, duke i'u bashkangjitur listës së këngëtarëve të cilët kishin vendosur që këtë vit të sjellin albume të reja muzikore.
Ne zbuluam se këto ditë do të lançohet edhe klipi i parë i cili do të bëj hapjen e albumit dhe kënga të cilën e ka realizuar Shpati me videoklip është përsëri në duet me këngëtarin e ri, Ton Voka.
''Kënga është e Shpatit dhe mua më ka ftuar si mysafir tek kënga që ai e ka në albumin e ri. E kemi punuar me një producent të njohur në botë është nga Suedia dhe është e zhanrit dance për verë.
Teksti është komplet për femra, kurse videoklipi është punuar nga një produksion nga Kosova, ndërsa xhirimet janë bërë nëpër vende të ndryshme në Prishtinë'', thekson për gazetën tonë këngëtari Ton Voka për të cilin ky është bashkëpunimi i dytë me Shpat Kasapin pas këngës ''Shumë hot'' që ishte hit i verës së kaluar.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë