TIRANE- Me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, tek zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 80 milionë lekësh të reja, për përballimin e shpenzimeve për shërbime të lobimit, me qëllim kryesor identifikimin dhe tërheqjen e financimeve shtetërore dhe private në fusha me interes për Shqipërinë nga agjenci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga vende të tjera të botës, si dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.
Shifra është ekuivalent i një sasie valute prej 570 mijë eurosh.Vendimi i qeverisë nuk ishte hedhur në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ndërkohë që nuk është sqaruar se për cilën kompani do të shkojnë këto para të taksapaguesve shqiptarë.Deri tani, qeveria shqiptare ka pajtuar për shumë vite rresht kompanitë amerikane “Patton Boggs” dhe “Podesta” për qëllime lobimi.
(sg/gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com