TIRANE – Ministria e Punëve të Brendshme kallëzon penalisht në Prokurori 20 ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët pas një auditimi të kryer kanë rezultuar përgjegjës për një dëm ekonomik të konsiderueshëm shkaktuar buxhetit të shtetit.
 
“A1 Report” ka mundur të zbardhë disa prej emrave të ish-drejtuesve të policisë, mes tyre. Hysni Burgaj, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Kolë Kukaj specialist, Ramë Oruci ish-drejtori në Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Automjeteve, Syrja Hoxha ish-shef shërbimi, Andon Jaku ish-drejtor teknik, Petrit Çerçizi dhe Luan Mali ish-drejtues të Rezervave të Shtetit.
 
Ndër personat e paditur për shpërdorim detyre të cilët janë paditur, rezultojnë dhe Fatos Kokalari, Genc Peka dhe Ali Allaraj, të cilët kanë mbajtur postin e shefave të komisariatit rrugor.
 
Ministria e Brendshme ka bërë publike disa prej shkeljeve të konstatuara nga auditivi.
 
Nga auditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:
 
27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, si dhe 3 procedura si “Kontratë Sekrete”, pa patur ndonjë argumentim për t’u realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror.
 
EMRAT E ISH-POLICËVE TË PADITUR
Hysni Burgaj, ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Ram Oruçi, ish-drejtor i Parkut të Mjeteve
Petrit Çerçizi, ish-drejtor i Rezervave të Shtetit
Fatos Kokalari, ish-shef i Policisë Rrugore
Ali Allaraj, ish-shef i Policisë Rrugore
Genc Peka, ish-shef i Policisë Rrugore
Kolë Kukaj, specialist
Andon Janku, ish-drejtor QSHAM
Syrja Hoxha
Luan Mali
Valbona Xhengo
Baftjar Adushi
 
OBJEKTET E PADIVE TË BËRA NË PROKURORI:
I. Nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit” janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, ish-drejtues dhe anëtarë të Njësive të Hartimit të Dokumenteve.
 
Në të gjitha praktikat prokuruese nga auditimi u konstatuan dhe evidentuan mangësi dhe shkelje nga personat përgjegjës ne DPPSH. Nga auditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:
 
• 27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 90.5% të totalit të fondit të procedurave të audituara.
 
• 3 procedura si “KontratëSekrete”, pa patur ndonjë argumentim për tu realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror.Fondi limit për këto procedura ka qenë 99,8% e fondit të prokuruar.
 
Prokurimet me procedurën “Kontrata sekrete”, kanë pasur si objekt prokurimi:
• “Printera, kompjutera, bateri, bojra”.
• “Pajime armatimi”(mbajtjese pistoletash, elektrik dore).
• “Blerje orendi dhe paisje për ambientet e reja të Drejtorisë së Mbrojtjes së
• “Dëshmimtarëve”.
 
II.Nga Qendra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë (QSHAMT) janë dërguar për ndjekje penale 6 persona, Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit”. Këta persona janë përgjegjës për keqmenaxhimin në adminstrimin e mjeteve të transportit, mos ruajtjen dhe dëmtimin e këtyre mjeteve me pasoja financiare në buxhetin e shtetit, duke dëmtuarinteresat e ligjshme të shtetit.
 
III. Nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) janë dërguar për ndjekje penale 3 persona. Ata janë përgjegjës për mos dokumentimin e një sasise të konsiderushme skrapi përbërë nga mjetet e transportit gjëndjefizike në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, për mos ndjekjen e procedurave ligjore në shitjen e automjeteve, në ankandet publike të zhvilluara në DRRMSH dhe evadimin e sasisë së skrapit të përfituar nga automjetet e vlerësuara për jashtë përdorimit, si dhe për dëmtimin e dy automjete të sekuestruara dhe të kaluara në përdorim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH), të cilat kanë kaluar për skrap në vitin 2013, pa nxjerrë përgjegjësitë për dëmtimin e tyre.
 
IV. Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Tiranë, janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, të cilët janë përgjeëgjës për mos zbatimin e rregullave të dorëzimit të mjeteve në afat, me pasojë dëmtimin e mjeteve dhe humbje të vlerave financiare në buxhetin e shtetit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)