Shpërdoruan detyrën, prokuroria
çon në gjyq 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI
7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pas përfundimit të hetimit. Sipas një njoftimi për shtyp ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre “, për legalizmin e ndërtimit të 14 subjekteve në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 370 mijë euro.
7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pas përfundimit të hetimit. Sipas një njoftimi për shtyp ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre “, për legalizmin e ndërtimit të 14 subjekteve në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 370 mijë euro.
Hetimi ndaj këtyre personave që u zhvillua në gjendje të lirë, ka nisur nga kallëzimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar shkelje ligjore gjatë kontrollit për periudhën 2004-2011.
Në hetim për “shpërdorim detyre” janë ish-përgjegjësja e Sektorit të Legalizimeve dhe 6 specialistë të të njëjtës zyrë.
“Nga kontrolli i dosjeve të vetëdeklarimeve për legalizim të objekteve të ndryshme, është konstatuar që në procesin e legalizimit të shtesave informale në ndërtimet me leje nuk janë respektuar kriteret e përcaktuara në ligj duke shkaktuar dëm në ngarkim të shtetit dhe të shtetasve. Dokumentacioni i përllogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe penaliteteve për objektet me leje, me shtesa informale në ndërtim të objekteve nuk ishin të plota dhe të sakta. Në këto dokumentacione mungonin akte të domosdoshme si: përcaktimi i sipërfaqeve shtesë, korrespondimi me numrin e pasurisë me zonën kadastrale për çmimet minimale të shitjes për efekt fiskal për qytetin e Tiranës sipas marrëveshjes përkatëse të Drejtorise së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, firma e specialistit në tabelën përmbledhëse me sipërfaqet shtesë sipas kateve bashkëngjitur projektit arkitektonik për t’iu referuar sipërfaqes së llogaritur,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.
Sipas kallëzimit të gjitha mangësitë në dokumente kanë shkaktuar një detyrim, rrjedhur nga mospërllogaritjet e sakta të penaliteteve, në shumën prej 364.733 euro dhe 818.544 leke.
7 ish-zyrtarët e ALUIZNI-t të Tiranës janë: Eli Pano, Svjetllana Jakupi, Magda Suljoti, (Dedi), Suela Gjançi, Nertil Abdulaj, Endrit Lile dhe Dritan Papanastasi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.6%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Aleksandër Llanaj izolohet sërish në 41-bis
6 Janar, 09:53
-
Do paraqitet para SPAK, Berisha del nga shtëpia, në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme e presin militantët dhe deputetët e PD-së
6 Janar, 09:53
-
Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë
6 Janar, 09:34
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh kryesinë e PS-së dhe drejtuesit politikë të qarqeve
6 Janar, 08:44
-
Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë
6 Janar, 08:33
-
Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja Zoe Saldaña aktorja më e mirë
6 Janar, 08:20
-
SHBA/60 milionë amerikanë goditen nga stuhia më e madhe dimërore! Disa shtete deklarojnë gjendjen e emergjencës
6 Janar, 08:09
-
Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot
6 Janar, 07:44