Shpërnda buzëqeshje me ne: Erzeni dhuron për 1 Qershor

Shpërnda buzëqeshje me ne: Erzeni dhuron për 1 Qershor

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është dita që nënvizon të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve në mbarë botën. Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për nevojat e fëmijëve për mbijetesë, zhvillim, pjesëmarrje dhe përmirësimin e jetës së tyre.

Rrjedhimisht është thelbësore të kujdesemi për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, veçanërisht për ata që jetojnë në kushte të vështira. Ushqimi i mirë luan një rol të rëndësishëm në rritjen e shëndetshme të fëmijëve.

Ndaj në prag të 1 Qershorit, kompania Erzeni po përgatitet të sjellë një buzëqeshje në fytyrat e shume vogëlushëve në shtëpitë e fëmijës në Shqipëri. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për të gjithë fëmijët kudo ndodhen, sidomos për ata që jetojnë në kushte të vështira, ku çdo gjest dashurie dhe kujdesi ka një peshë të madhe.

Erzeni ka marrë përsipër të dhurojë produkte të freskëta dhe të shëndetshme për fëmijët në institucionet e përkujdesjes në të gjithë vendin. Këtë vit, kompania ka vendosur të shpërndajë kos frutash me shijet më të dashura nga fëmijët, për të siguruar një përvojë të këndshme dhe ushqyese.

Ky akt bamirësie vjen si një vazhdimësi e angazhimit të Erzenit për të mbështetur komunitetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve. Shijet e freskëta të qershisë, pjeshkës, boronicës dhe të tjera do të jenë pjesë e dhuratave që do të shpërndahen në të gjitha institucionet rezidenciale të përkujdesjes së fëmijëve.

Kompania Erzeni shprehet se “Çdo fëmijë meriton një fillim të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe ne jemi të lumtur që mund të japim një kontribut të vogël për këtë qëllim.

Le të kujdesemi për ta, sot dhe gjithmonë, duke u dhënë atyre dashuri, kujdes dhe ushqim të shëndetshëm.

Le të festojmë 1 Qershorin dhe ne me ta duke u dhuruar një ditë plot buzëqeshje”

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Përse do të vazhdojë të na ndjekë 'HIJA'

Ilir Yzeiri: Përse do të vazhdojë të na ndjekë 'HIJA'