SHKODËR- SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër e 3 punonjës të bashkisë të cilët shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë më 12 maj.

Tre punonjësit e bashkisë u kapën duke transportuar 50 pako ushqime me furgon për familjet shkodrane më qëllim që të jepnin votën Bardh Spahisë.

Në pranga ra Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore. Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore. Pas hetimeve të zhvilluara nga uniformat blu është arritur të mësohet edhe porositësi i pakove ushqimore, që ishte Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç.