5 persona janë arrestuar këtë të enjte në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himarë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza.
Personat me iniciale A.H, 38 vjec dhe V.P, 55 vjec, u arrestuan në flagrancë në Fier pasi në aksin rrugor Levan-Tepelën iu gjetën në mjetin me të cilin udhëtonin 1 kg kanabis.
Personi me inicialet E.C, 23 vjec, u arrestua në flagrancë në Shkodër pasi gjatë kontrollit iu gjet në trup doza kanabisi, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij i janë gjetur edhe 73 doza të tjera kanabis të futura në qese plastike.
M.V., 28 vjeç, u arrestua në Durrës pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike marijuanë, të futura në qese. Kurse në Himarë u arrestua S.J., 28 vjeç, pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza lënde narkotike kanabis.
Policia e Shtetit ka njoftuar se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin dhe ka ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të paligjshmërisë në tërësi.