Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Dashamir Qershorin, shoferi i Drejtorisë se Policisë së Shtetit, i cili shpërndante drogë me makinën e punës.

Gjatë prangosjes së Qershorit agjentët e antidrogës së Tiranës sekuestruan dhe 12.5 kg kanabis të cilën ai e kish marrë për ta shpërndarë në treg.

Efektivi Dashamir Qershori trafikonte me makinën e policisë droge. Ai u arrestua në flagrancë bashkë me bashkëpunëtorin e tij Elton Elezi duke shitur kanabis sativa tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit në Sauk.

Policia ka sekuestruar 12.5 kg kanabis sativa në makinën e policisë që përdorte efektivi i arrestuar.

Efektivi i arrestuar, për ta transportuar drogën përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga uniformat blu.

Aksioni është kryer në rrugën e Elbasanit, afër rrethrrotullimit të Sanatoriumit. Efektivi 44 vjeçar i arrestuar ishte me detyrë shofer në Departamentin e shërbimeve ndaj të tretëve në Policinë e Shtetit.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)