Mbrëmjen e sotme në ‘Fun Club’ u diskutua për lojën e katër finalistëve. Banori i parë që u përfol ishte Donald Veshaj, ku të gjithë ish-konkurentët dhanë mendimin tyre. Shumica e mbështetën duke thënë se ai është fituesi i këtij edicioni.
Mirëpo, mendimi i Arjolës ka qenë ai që ka tërhequr vëmendjen. Ajo ka deklaruar se Donaldi ka vepruar me strategji dhe ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut.
“Ai ka vepruar me strategji. Ai ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut, në shumë rrugë Donaldi gabimin më të madh e bëri që doli kundër Einxhelit. Ka shumë ngjarje, por s’më kujtohen për momentin”, u shpreh Arjola.