Një bombol gazi në ballkonin e apartamentit të një 68-vjeçari në Vlorë ka marrë flakë. Banesa ndodhet në lagjen “10 Korriku” në zonën e lungomares.
Sipas zjarrfikësve, bombola ka pësuar një defekt pasi nuk funksiononte saraqineska e mbylljes së gazit duke shkaktuar rrjedhje dhe më pas shpërthim zjarri. Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si edhe ballkoni ku qëndronte bombola e gazit për gatim.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Komente










