TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm gazi tronditi mëngjesin e së mërkurës zonën e Brrylit në Tiranë, në pikën e karburantit “Eida”, që ndodhet mes dy pallateve dhe pranë banesave e bizneseve.
Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë qartë sa i fortë ishte shpërthimi, si pasojë e të cilit u shemb një ambient që shërbente si zyrë e karburantit, ndërsa dëmtoi rëndë edhe strukturën e pikës së furnizimit. Pjesë të xhamave dhe materialeve të tjera janë shpërndarë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.
Tre punonjës mbetën të lënduar nga shpërthimi. Ata u transportuan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritet ende nuk kanë një shkak për shpërthimin. Fillimisht, Policia njoftoi se dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit gjatë kohës një automjet po furnizohej me karburant. Mjeti Volkswagen Polo, siç shihet nga pamjet që solli Report Tv, ka pësuar djegie në pjesën e pasme.
“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.
Por drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj në një prononcim për mediat tha se kanë dyshime se shpërthimi mund të ketë ndodhur në zyrën e karburantit, e cila është shembur totalisht. Sipas tij, përfaqësues të biznesit kanë ngritur edhe dyshimin se një automjet mund të ketë goditur zyrat e karburantit.
“Nga ajo që dyshojmë, mendojmë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Zyrat janë rrëzuar, edhe vetë pika e karburantit pjesa para nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi. Edhe xhamat që janë përhapur këtu na bën ne të mendojmë që shpërthimi është në zyrat e karburantit.
Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.
Një tjetër version paraprak vjen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, ISHTI përjashtoi shpërthimin e depozitave të karburantit dhe ngriti dyshimin se zjarri mund të ketë nisur nga një automjet brenda territorit të stacionit dhe më pas të jetë shoqëruar me shpërthim.
“Nga vlerësimi paraprak i grupit të inspektimit të ISHTI-t në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve “Skënderi G” sh.p.k., me vendndodhje te Brryli, Tiranë, rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion” tha ISHTI në një reagim paraprak nga mediat.
Komisariati nr. 1 ka shoqëruar administratorin, drejtuesin teknik dhe menaxherin e karburantit. Në pyetje janë marrë gjithashtu punonjësit dhe drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz në momentin e ngjarjes.
Paralelisht po verifikohet i gjithë dokumentacioni i pikës së karburantit, për të kontrolluar aktivitetin e saj, kontrollet e kryera ndër vite dhe nëse dispononte lejet përkatëse të parashikuara nga ligji. Pika e karburantit me emrin tregtar “Eida” rezulton e regjistruar si “Skënderi G” sh.p.k. dhe është në pronësi të Frident Kuqit.
Foto në karburantin ku ndodhi shpërthimi
Pas shpërthimit karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ku thonë se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve
Sipas tyre dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve që si pasojë ka sjellë edhe shpërthimin.
Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’. Në një prononcim për mediat Goxhaj tha pati edhe rrjedhje gazi dhe për këtë arsye në objekt shpërtheu edhe një zjarr që vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.
“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.
Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.
Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në zonën e ‘Brrylit’.
Siç shihet nga video e mësipërme një pjesë e makinës nga pas është djegur, ndërsa xhami është thyer.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ende në vendngjarje.
Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.
Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.
Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.
-
Karburante në mes të Tiranës është si minë me sahat! Pra! A duhet të ketë karburante në mes të Qytetit? Shteti a duhet të ndëhyrë para setë bohet ndonjë katastrof dhe kus mban përgjegjësi pastaj.
Përgjigju-
Karburante Ka me gjithe boten poshte pallateve te banuara. Mir nuk eshte por nese kolaudohen gjerat eshte cdo gje ne rregull. Pastaj 300 versione jo erdhi NGA zyra NGA makina nga mbushja me Gaz... Kur ta gjejne keto jepi Gaz moj breshke se u be nat. Amon histori Albanistani. Shyqyr qe nuk kaloj ne tragjedi.
-









Komente
Komento