Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vaut të Dejës, në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan, në pronësi të A.L banues në Laç ku përpara portës së tij ëhstë vendosur një sasi eksplozivi.

Menjëherë pas shpërthimit, i zoti i lokalit ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ait thotë se ka 15 vjet që e ka këtë biznes dhe nuk ka patur asnjë konflikt të më parshëm, prandaj nuk ka dyshime se kush mund ta ketë bërë një gjë të tillë.
 
Ai tha se në momentin e shpërthimit ka qënë në shtëpi dhe ka dal vetëm kur ka dëgjuar shpërthimin.

shperthim vau dejes

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të plagosur, por dëmet e shkaktuara kanë qenë të shumta.

Ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe deri tani nuk dihet sasia e eksplozivit të vënë në derën e dyqanit apo edhe autori ose autorët e këtij akti.

shperthim vau dejes

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve e autorit.

Deri tani ka dalë në pah fakti se sasia e tritolit të vënë ëhstë 10 gram, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin në polici të 10 personave.

shperthim vau dejes


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)