Elton Deda është një nga këngëtarët shqiptarë që herë pas here reagon në rrjetet sociale në lidhje edhe me çështje të ndryshme sociale. Kohët e fundit këngëtari është shqetësuar nga punimet që nisin në akse të ndryshme rrugore në Shqipëri gjatë periudhës së verës.
“Unaza e Fierit! Kjo njolle turpi e çdo qeverie! Turiste e femije te pafajshem duke u dergjur makinave ne pisk te vapes. Shofere amatore qe e bejne lemsh trafikun. Vetem per nje bypass torturohen njerezit e shkrete. Perveç kesaj, ka gjithmone nje vend te sqetlla e njerit qe hipen ne ashensorin tim per ata, qe nga makinat me targa te turli vendesh, hedhin letra, kanaçe, shishe uji, pampersa dhe ishalla hidhen dhe vete ndonje dite. Pushime te mbara kampiona,"- shkruan Deda.