TIRANE- Makina e shefit të Policisë Ushtarake në Durrës ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm me lëndë eksplozive C4, ndërsa mbeti i plagosur rëndë 34-vjeçari Elton Imeri. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda plasëse e vendosur në krahun e shoferit të makinës dyshohet të jetë rreth 200 gramë.
Nga ky shpërthim i fuqishëm, 34-vjeçari humbi njërën këmbë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Kombinatit, Tiranë, momentin kur Elton Imeri ka qenë duke dalë nga Tirana ndërsa ishte i vetëm në makinë. Lënda plasëse shpërtheu në ecje dhe pas shpërthimit makina ka lëvizur edhe rreth 200 metra të tjera duke ndaluar më pas. Pas këtij momenti në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia shkencore e cila ka rindërtuar të gjithë ngjarjen.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se eksplozivi ishte vendosur në makinë, në krahun e shoferit. C4 dyshohet se është aktivizuar me anë të një telefoni, por ende nuk është gjetur karta SIM me të cilën është aktivizuar.
Hetimi
Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje të rëndë ka ngritur disa pista hetimi. Burime nga policia bëjnë me dije se pista e parë e hetimit lidhet me një ngjarje të ndodhur në muajin korrik kur Ervis Imerit, një të afërmi të të plagosurit të djeshëm iu vendos 600 gramë triol në makinën e tij.
Por ai e pikasi pakon e dyshimtë dhe policia e çaktivizoi. Një pistë tjetër është ajo e konflikteve të mudshme të të plagosurit, pasi vëllai i tij ndodhet i burgosur për veprën penale “Moskallëzim krimi”, dhe për këtë arsye janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për këtë. Elton Imeri është shefi i Policisë Ushtarake të Durrësit, por deri tani nuk ka të dhëna që ngjarja të lidhet me detyrën e tij.
Imeri: Makina shpërtheu nga gazi
Edhe pse i plagosur rëndë, 34-vjeçari Elton Imeri ka biseduar me mjekët e Spitalit Ushtarak duke u thënë se ishte një ushtarak dhe se në brez mbante në armë. Po ashtu, ai ka qenë në dijeni të plotë të asaj që i kishte ndodhur, pasi u ishte shprehur mjekëve se makina e tij kishte shpërthyer nga gazi dhe asgjë tjetër. “Jam ushtarak dhe kam një pistoletë në brez. Isha duke lëvizur me makinë dhe në një moment më shpërtheu makina. Ishte gazi makinës që shkaktoi atë shpërthim”, mësohet të jetë shprehur ushtaraku para bluzave të bardha në Spitalin ushtarak. Ndërsa gjendja e tij mësohet të jetë e rënduar, pasi njëra këmbë iu përgjysmua.

Familjarët: Eltoni njeri pa probleme në jetën e përditshme
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Kombinatit, Spitali Ushtarak ishte pushtuar nga familjarë të shumtë të të plagosurit Elton imeri. Ata u shprehën për “Shqiptarja.com” se 34-vjeçari ishte një person pa konflikte dhe se shikonte vetëm punën e tij. Po ashtu, thanë se Eltoni kishte mbaruar shkollën për ushtarak dhe se kisha vite që punonte në një pozicion të tillë. Ndërkohë, në spital e pranishme ishte edhe bashkëshortja e të plagosurit, e cila shfaqej në një gjendje jo të mirë shëndetësore pasi ishte informuar për çka i kishte ndodhur të riut.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO