Shpërthen Mustafaj: Basha 
të ikë, Berisha të drejtojë PD

Shpërthen Mustafaj: Basha <br />të ikë, Berisha të drejtojë PD
Analiza të ashpra që kryqëzojnë Lulzim Bashën.

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj shprehet se pas kësaj humbje të thellë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen.
 
Sipas tij, Basha duhet të largohet që sot dhe t’i lërë partinë në dorë Sekretarit të Përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja.
 
“Dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij.
 
Bashkë me dorëheqjen, Lulzim Basha, në përputhje me kompetencat statutore që i ka ende, duhet të shpallë edhe fushatën zgjedhore për kryetarin e ri të Partisë sipas parimit të vendosur tashmë një anëtar – një votë”
, shkruan Mustafaj.
 
Në një analizë, ai shkruan se PD-ja tani ka nevojë që Sali Berisha, ish-lideri i kësaj force politike, të luajë rolin e tij në organizimin e zgjedhjeve, por ndryshe nga katër vite më parë, preferencën e tij ta shprehë jo publikisht por me votë të fshehtë.
 
“Është rasti t’i drejtohem personalisht edhe Sali Berishës. Ne kemi nevojë që ai ta luajë rolin e vet duke mbështetur haptas dhe me parimësi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe çeljen e garës për kryetarin e ri. Duke mbështetur një garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë e cila, në njëfarë mënyre, është e gjithë jeta e tij si politikan, Berisha do t’i bëjë kësaj partie shërbimin, për të cilin ajo ka nevojë”, shkruan më tej Besnik Mustafaj. 

Rusmajli: Kreu i PD të dorëhiqet! Zgjidhjet s'i jep dot as Berisha
Pas Mustafajt, situatën mbi qe PD ka humbur thelle ne keto zgjedhje parlamentare e ka komentuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali i cili ben thirrje qe Basha te reflektoje e te marre pergjegjesite e humbjes.

"Zhvillimet në PD dhe të djathtës janë dramatike. Rezulton p.sh që në Gjirokastër, Skrapar dhe Berat e djathta nuk formon alternativë politike. Në Vlorë nuk prodhon alternativë politike. As në Korçë e Shkodër. Edhe imagjinata më armiqsore e PD nuk do e kish imagjinuar. Jemi përpra një situate dramatike që do reflektim të thellë dhe lëvizje të menjëhershme për të rikthyer balancën politike. Në këto zgjedhje PD nuk i shërbeu demokracisë. I duhet të rikuperojë për t’i shërbyer demokracisë. Demokracia nuk bën pa të djathtën. Bashkohem me thirrjen e Mustafajt ndaj Bashës për të marrë i vetëm përgjegjësitë dhe për të reflektuar mbi pasojat personle. Minimumi është dorëheqja e zotit Basha. Unë besoj që zgjidhjet për PD nuk i jep dot sot as Basha as Berisha. Zgjidhjet sot i jep bashkimi i të gjithë demokratëve që kanë punuar dhe punojnë për PD. Dhe demokratët nga pseudodemokratët i ndan idealizmi. Idealizmi bashkon demokratët. Si në ’97. Unë nuk besoj se PD i mungojnë personalitetet. I mungon gadishmëria për t’ju futur kësaj rruge të vështirë. Sinjali i qarte i dëshires për t’u rimëkëmbur fillon me dorëheqjen e Bashës. Teatri i ofruar në fushatë nga Basha i tipit do rifutem në zgjedhje për kryetar, nuk i hap rrugë ringritjes. Nuk duhet të kemi frikë nga dukja sikur mungojnë personalitetet. Në kohë të veshtira personalitetet kanë dalë. Pa vonesë. Nuk ka jusitifikim pritja e rezultatit. Humbja është proces dhe rezultat politik. Rezultati politik ka ndodhur. Numrimi i votave është proces administrativ", analizon Rusmajli.

Redaksia Online
l.q/d.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë