Shpërthen transformatori te ‘Bujqësori’, këshilltari i PD: Jashtë cdo kriteri! OSHEE: Nuk u mirëmbajt nga universiteti

Shpërthen transformatori te ‘Bujqësori’, këshilltari i PD: Jashtë cdo kriteri! OSHEE: Nuk u mirëmbajt nga universiteti

Tymi nga djegia e transformatorit te Bujqësori

Mesditën e sotme është djegur një transformator te Universiteti Bujqësor. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:50 minuta, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë. E ndërsa nuk dihen shkaqet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi në atë moment nuk ka pasur asnjë person aty.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i shoqëron fotot me akuzat se transformatori jashtë cdo kriteri teknik ishte futur brenda godinës.

“Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor. Jashtë cdo kriteri teknik transformatori është futur brenda godinës së universitetit për shkak të mungesës së energjisë elektrike” shprehet ai.

Pas akuzave nga PD, ka reaguar edhe OSHEE, që thekson se transformatori i djegur është në pronësi të Universitetit Bujqësor dhe nuk është mirëmbajtur. E ndërsa po punohet për zëvendësimin, deri tani pa drita është vetëm universiteti.

“Transformatori i djegur eshte ne pronesi te Universitetit Bujqesor, i cili ndodhet brenda territorit, por per shkaqe qe lidhen (ndoshta) me mosmirembajtjen e kabines nga personat pergjegjes, shkaktoi sot avari. Me t’u njoftuar OSHEE, derguam per ndihme punonjesit tane dhe po punojme per zevendesimin e transformatorit. Pa drita eshte vetem Universiteti”thotë OSHEE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe