Në malin Etna ka shpërthyer vullkani, ku si pasojë fluturimet nga aeroporti i Catanias janë pezulluar.
Fluturimet do të pezullohen deri në orën 18:00 pasdite, tha SAC, kompania e menaxhimit në aeroportin Catania-Fontanarossa.
Sipas Ansa, emetimi i hirit nga vullkani i Etnas dhe përhapja e një reje hiri vullkanike në atmosferë çoi në pezullimin e të gjitha fluturimeve që mbërrinin dhe niseshin nga aeroporti i Katanias.
Kjo është bërë e ditur nga Sac, kompania që administron aeroportin, duke saktësuar se është urdhëruar mbyllja e sektorëve B2 dhe B3. Operacionet do të rifillojnë kur fenomeni të pushojë dhe pasi hiri të jetë hequr nga pistat e fluturimit.
Pezullimi do të çojë në anulime dhe devijime drejt aeroporteve të tjera. Sac i ftoi pasagjerët të kontaktojnë linjën ajrore për më shumë informacion përpara se të shkojnë në aeroport.
Megjithatë, aktiviteti shpërthyes është në rënie, me një emetim të dobët të hirit që vazhdon nga krateret e majës.
Kjo është ajo që del nga vëzhgimet me kamerat e survejimit nga Observatori Etna që uli nivelin e alarmin nga e kuqja në portokalli. Niveli i dridhjeve vullkanike mbetet ende në vlera të larta, edhe pse ka një tendencë të lehtë uljeje.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.4%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
11.6%
Vota total: 2225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian pas një debati, arrestohet 42- vjeçari shqiptar
21 Korrik, 13:43
-
Furgoni me turistë shqiptarë përplaset në Katania të Siçilisë, 16 të plagosur (FOTO)
20 Korrik, 17:39
-
Braktisi nënën invalide për të shkuar me pushime, arrestohet për vrasje me dashje gruaja në Itali
20 Korrik, 14:38
-
Itali/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi
19 Korrik, 16:51
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
Prokuroria e Romës çon për gjykim ish-drejtuesit e Juventusit
18 Korrik, 13:59
-
Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali
17 Korrik, 08:32
-
Një gjarpër në ashensor, shikoni videon
12 Korrik, 20:56
-
Itali/Shqiptarit i gjejnë 979 pako me hashash në banesë dhe 30 mijë euro
12 Korrik, 18:53
-
Vidhnin sende me vlerë, shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, në pranga 4 shqiptarë
12 Korrik, 17:45
-
VIDEOLAJM/ Delfini përfundon në breg, momenti pushuesit kureshtarë e kthejnë në det të hapur
11 Korrik, 16:49
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 80 kg kokainë të pastër
11 Korrik, 10:58