Sarandë/ I shpërthen bombula e oksigjenit gjatë zhytjes në det, humb jetën palombari

SARANDË- Një palombar ende i paidentifikuar ka humbur jetën mbrëmjen e 24 qershorit 2024 në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht gjatë zhytjes në det i ka shpërthyer bombula e oksigjenit.

Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg nga Porti i Sarandës, ku burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se në gomone kanë qenë dy persona, të dy shtetas të huaj, ku si pasojë e shpërthimit njeri ka humbur jetën dhe është sjellë në port nga shoku i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një palombari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mik: 25/06/2024 15:08

    Kohët e fundit pashë disa burra që hodhën një granatë të lashtë në detin e Sarandës

    Përgjigju
  • HSE: 25/06/2024 06:20

    Biznesi Shqiptar vret perseri sepse me shume gjasa nuk kane ndjekur planin e mirembatjse te bombules per te kurser 100 LEK.

    Përgjigju
  • Or tej: 24/06/2024 23:52

    Bombolat e zhytesave duhet te kolaudohen si makinat cdo 2 vjet sic i ka bota or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!