TIRANË - Një apartament në një pallat 9-katësh në zonën e Komunës së Parisit është përfshirë nga flakët këtë të dielë.

Zjarri përfshiu katin e shtatë të pallatit, motivet e të cilit mbeten ende të paqarta. Forcat zjarrfikëse lokalizuan përhapjen e flakëve duke bërë të mundur shuarjen e tyre dhe shmangien e rrezikut për apartamentet e tjera.

Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi një banor, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi në banesë nuk ndodhej njeri në momentin e rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj. 

Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.