Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë.

Sipas Policisë, rreth orës 04:45, në rrugën "Haki Husha", dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale minimale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pronari i banesës ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dijeni për shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.