JAPONI- Më shumë se 40 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një restorant në veri të Japonisë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Sapporos, rreth 50 metra larg nga një stacion metroje.

Sipas policisë, një person është në gjendje kritike, ndërsa shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.

Menjëherë pas shpërthimit, ndërtesa shpërtheu në flakë dhe muret e saj u shembën duke e shkatërruar të gjithën. 

"Dëgjova një zhurmë, dukej si bubullimë dhe apartamenti im u trondit", tha një banor rreth të 50-ve për mediat japoneze.