Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrilë të Lezhës.
Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës në pronësi të Tom Çungut - ku prej më shumë se 20 vitesh nuk jeton njeri.
Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
“Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi sot policia.
Uniformat blu vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Komente









