Përse shpertheu Centrali Bërthamor i Çernobilit në vitin 1986? Si u përhap rrezja e tij ndotëse dhe a erdhi kjo rreze edhe në Shqipëri? Cilat ishin pasojat? I ftuar në studio Fizikani Rustem Paci. Esencë vjen çdo të premte ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.
Intervista
Eljan Tanini: Për çfarë keni studiuar ju zoti Paci dhe përse e njihni çështjen atomike të Çernobilit?

Rustem Paci: -Studimet e mia kanë lidhje me Fizikën Mjëkësore në fushën e Mbrojtes nga Rezatimet, Burimet Radioaktive, ose të mbrohesh nga burimi dhe të mbrosh njeriun.
Eljan Tanini: -A kemi ne sot rrezatim të krijuar nga njeriu dhe nga natyra?
Rustem Paci: -Rezatimet ndahen në ato artificiale nga reaktorët bërthamorë, mjekësia bërthamore përmes terapisë. Doza që merret në Shqipëri nga ekspozimet e mjedisit, shkon nga 2.4 deri në 2.6 milizivert në vit.
Eljan Tanini: -Çfarë e shkaktoi aksidentin e Çernobilit?
Rustem Paci: -Më 26 prill 1986, pas orës 1 të natës, reaktori Numër Katër RBMK në termocentralin bërthamor në Çernobil, Ukrainë, doli jashtë kontrollit gjatë një testi me fuqi të ulët, duke çuar në një shpërthim dhe zjarr që shkatërroi ndërtesën e reaktorit dhe lëshoi sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë. Në atmosferë doli 3-5 përqind e lëndës, me vendosjen e mbulesës, rezatimi në zonën e Çernobilit është në nivle të pranueshme.
Masat e sigurisë u shpërfillën, karburanti i uraniumit në reaktor u mbinxeh dhe u shkri përmes barrierave mbrojtëse. Reaktorët RBMK nuk kanë atë që njihet si një strukturë mbajtëse, një kube prej betoni dhe çeliku mbi vetë reaktorin e projektuar për të mbajtur rrezatimin brenda centralit në rast të një aksidenti të tillë.
U mobilizuan më shumë se 400 mijë forca, humbën jetën shumë persona, 30 të parët në ditët e para. Pasi ndodhi aksidenti është prodhuar ende energji nga po ai vend. Rrjedhimisht, elementët radioaktivë duke përfshirë plutoniumin, jodin, stronciumin dhe ceziumin u shpërndanë në një zonë të gjerë.
Eljan Tanini: -Sa njerëz vdiqën si pasojë e menjëhershme e aksidentit?
Rustem Paci: -Shpërthimi fillestar rezultoi me vdekjen e dy punëtorëve. Njëzet e tetë nga zjarrfikësit dhe punonjësit e pastrimit të urgjencës vdiqën në tre muajt e parë pas shpërthimit nga Sëmundja Akute nga Rrezatimi dhe një nga arresti kardiak.
Eljan Tanini: -Sa njerëz u evakuuan?
Rustem Paci: - I gjithë qyteti i Pripyat (popullsia 49 360), i cili shtrihej vetëm tre kilometra larg uzinës u evakuua plotësisht 36 orë pas aksidentit. Gjatë javëve dhe muajve në vijim, 67 000 njerëz të tjerë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në zonat e kontaminuara dhe u zhvendosën me urdhër të qeverisë. Në total rreth 200 000 njerëz besohet se janë zhvendosur si rezultat i aksidentit.
Eljan Tanini: -Cilat elemente radioaktive u emetuan në mjedis?
Rustem Paci: -Kishte mbi 100 elementë radioaktivë të lëshuar në atmosferë kur reaktori i katërt i Çernobilit shpërtheu. Prandaj, izotopet Strontium-90 dhe Caesium-137 janë ende të pranishëm në zonë edhe sot e kësaj dite. Ndërsa jodi është i lidhur me kancerin e tiroides, stroncium mund të çojë në leuçemi.
U shpërndanë shumë tableta jodi në ato vite, në mënyrë që kur të vinte jodi prej centralit mos të të kapte. Po ashtu edhe në Shqipëri. Në Shkumbin, Rajcë dhe në zonën e Kukësit pati disa statistika për ndotje, kufizmi i një sasie të mishit të qafës u ndalua, ndërkohë nisi edhe derdhja masive e qumështit.
Rrezet radioaktive u shpërndanë në pjesën më të madhe të hemisferës veriore nëpërmjet modeleve të erës dhe stuhisë, por sasitë e shpërndara ishin në shumë raste të parëndësishme.
Rreth 150,000 kilometra katrorë në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë janë të kontaminuara dhe shtrihen në veri të vendit të uzinës deri në 500 kilometra. Një zonë që përfshin 30 kilometra rreth uzinës konsiderohet "zona e përjashtimit" dhe në thelb është e pabanuar.
Shqipëria ka 11 pika kontrolli që tregojnë, njoftojnë për rezatimet por edhe nëse ka një problem në mjedis. Tani atje është çdo në gjysmë të aktiviteti të energjisë. Zbërthimi radioaktiv është shumë i komplikuar. Vendet skandinave dhe pjesë të tjera të botës u prekën nga çlirimet radioaktive nga Çernobili. Cezium dhe izotopë të tjerë radioaktivë u hodhën nga era në drejtim të veriut në Suedi dhe Finlandë dhe në pjesë të tjera të hemisferës veriore deri në një farë mase.
Në ato vite profesor Tereska bëri disa konstatime në sherbelë e të tjera, dhe asnjë ngaerkesë prej tyre nuk u kthye pas nga Gjermania ku bënim eksporte. Në Çernobil, ndotja shkon edhe 10 milizivert në orë, ka zona ku ndotja në atë hapësirë është e madhe, sidomos në zonën e Pyllit të Kuq, ka zona ku ndotja është shumë e ulët si në natyrë. Asnjë person nuk mund të qëndronte atje për të jetuar, të gjithë u morën nga ushtria. Për herë të parë kemi bërë atje në Çernobil matje të mira, deri në 10 milizivert.
Eljan Tanini: -Po sot, çfarë është mësuar nga e gjitha kjo?
Rustem Paci: -Mësimet e nxjerra nga aksidenti ishin një forcë e rëndësishme shtytëse pas një dekade të ndihmës së IAEA për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Pjesa më e madhe e kësaj pune u fokusua në identifikimin e dobësive dhe përmirësimin e sigurisë së projektimit të reaktorëve VVR dhe RBMK.
Në Fukushima lëshimi i disa lëndëve radioaktive në det është sa masa e lejuar për lëshimin e tyre në mjedis. Pavarësisht rritjes së niveleve të rrezatimit, speciet e rralla tani po kthehen në numër të madh në zonë. Këto kafshë përfshijnë kastor, moul, ujqër dhe derra të egër, plus lloje zogjsh.
Komente


Une kam qene femije ne ate kohe,por para disa vitesh kam pare nje dokumentar shume te bukur e shume te hollesishem te ngjarjes.Qyteti ku ndodhi aksidenti,Pripyat kishte statusin special pak a shume si Policani tek ne qe kishte uzinen sekrete te armeve dhe banoret e tij kishin trajtim te vecante e me te mire se pjesa tjeter e Rusise.Kur ndodhi shperthimi,zyrtaret ruse nuk njoftuan asnje shtet ne bote,u morr vesh vetem kur pati nje shtim rrezatimi te papritur e ne mase jashtzakonisht te madhe mbi Skandinavi(nuk me kujtohet ekzaktesisht se kush nga keta shtete dha alarmin i pari),por pas kesaj u alarmuan te gjithe dhe ruset me ne fund u detyruan t'a pranonin qe kishte ndodhur nje aksident,pra se mbanin dot sekret.Qyteti qe e mbante jeten me centralin u evakua komplet e banoret u detyruan te linin cdo gje mbrapa.Sot eshte /ghost town/.Ka akoma sot disa persona nga ata te paret qe hyne ne central e qe pane demin direkt,ose punuan per mbulimin e centalit provizorisht deri sa u ndertua mbi te bunkeri i famshem e qe jane akoma gjalle e shendoshe e mire e dhane intervista ne kete dokumentar qe kam pare e qe BS u dha titullin me te larte /hero i BS/per guximin qe paten e sakrificen qe bene e rrezikimin e jetes se tyre.Specialiste nga perendimi e vizituan vendin e aksidentit e se bashku me ruset kane monitoruar rrezatimin ne vitet ne vazhdim.Per here te pare pas shume vitesh, ne dokumentarin qe pashe ishte lejuar nje grup xhirimi qe te shoqeronte nje vajze nga ish banoret e evakuar qe kishte moshen time kur ndodhi aksidenti e qe per nje kohe te kufizuar e te percaktuar te vizitonin qytetin e shtepine e saj qe kishte mbetur ashtu sic e kishte lene kur u largua me familjen.Ishte program shume interesant.
Përgjigju