Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Nëse do të ishte arritur qëllimi i sulmit, pasojat do të ishin të rënda

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media e ka krahasuar sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepencit me ato ruse kundër Ukrainës. Ai tha se përmes këtij sulmi synohej të dëmtohej infrastruktura kritike e vendit, që qytetarët të mbeteshin pa ujë, pa energji, ngrohje e telekomunikim.

"Përgjatë dy ditëve të fundit kemi ndërmarrë një sërë masash për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës kryerësit e sulmit terrorist e kriminal në njërën anë, dhe për të minimizuar dëmin në infrastrukturë, e për të evidentuar e evituar çrregullimin e furnizimit me shërbime bazë për qytetarët e Kosovës në anën tjetër”, tha Kurti.

Pesha e pasojave të këtij sulmi po të arrinte qëllimin e tij do të ishte marramendës. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën kritike të Kosovës, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, dhe duke ç’rregulluar jetën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha Kurti.

Më tej Kurti shtoi se nëse qëllimi i këtij sulmi do të ishte arritur gjysma e Kosovës do të mbetej pa drita.

“Po të arrihej qëllimi, ky sulm terrorist do të shkaktonte potencialisht për javë të tëra ndërprerje të energjisë nga Termocentrali Kosova B, duke lënë pa energji elektrike mbi gjysmën e popullatës të Kosovës, dhe pa ngrohje 130 mijë qytetarë të Prishtinës. Më tej do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit në Shkabaj, Drenas, Shipol dhe Balincë, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë të Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, e duke rrezikuar furnizimin për mbi 300 mijë të tjerë në Prishtinë”, tha Kurti.

Kurti theksoi gjithashtu se dëmet nga ana financiare do të ishin së paku 2.5 milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike e 100 mijë euro tjera në ditë për ujë. 

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj u hodh në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Kurti: Serbia po kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën

1733072900_albinkurti.jpg

Foto: Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës gjatë një konference për mediat në lidhje në sulmin në kanalin Iber-Lepencit është shprehur se Serbia po kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën.

“Gjatë kontrolleve nga Policia e Kosovës në lokacionet e ndryshme pas sulmit terrorist, përveç armëve, u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u takojnë njësive të specializuara për kryerje të operacioneve të veçanta ushtarake sikurse rasti i emblemave të forcave parashutiste të ruse, u gjetën edhe flamur krahu perandorak rus i përdorur nga Rusia cariste në shekullin 18 e 19, atë kur merr hov të madh historik imperializmi rus.

Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë, por edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë, pasi Kosova mbështet në vlera demokratike perëndimor që na kanë forcuar së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët e jashtë strategjikë”, ka thënë Kurti.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë! Nga mungesa e parave te mosmarrëveshjet me familjen

Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë! Nga mungesa e parave te mosmarrëveshjet me familjen