SHBA – Katër studentë të inxhinierisë mekanike kanë krijuar këpucën që karikon aparatet celularë. Këpucët “PediPower” e prodhojnë energjinë elektrike nga lëvizja e këmbës.
 
Sipas tyre, kjo pajisje është vendosur poshtë thembrës pasi është më e ndjeshme se çdo pjesë tjetër e këmbës. Këpuca e përcjell energjinë përmes disa telave që janë të lidhura me baterinë, e cila është e pozicionuar në pjesën e poshtme. Gjithashtu, kjo pajisje ka dhe një përshtatës, që rregullon tensionin dhe fuqinë e energjisë që kalon në bateri.
 kepuca qe karikon
Pas shpikjes që  bënë, studentët u kontaktuan nga kompania “Cameron”, që është e specializuar për shërbime në industrinë e naftës dhe të gazit. Kjo kompani dëshiron që studentët të zhvillojnë teknologjitë e reja të energjisë diellore.

(v.gj/shqiptarja.com)