‘Shpresojmë mos të kemi vetëm Ilir dhe Donald’, Arbana Osmani zbulon surprizat nga BBV2

‘Shpresojmë mos të kemi vetëm Ilir dhe Donald’, Arbana Osmani zbulon surprizat nga BBV2

Arbana Osmani

Arbana Osmani është një nga moderatorët më të dashurat për publikun. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Ëake Up”, Arbana na foli për “Big Brother VIP”.

‘Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Ato personazhe ishin vërtetë shumë simpatikë dhe antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë tifozeri që u krijuan.’- tha Arbana.

Pyetje: Mendon se do ketë një dyshe të tillë në BBV2?

‘Shpresoj që jo, e uroj me gjithë zemër. Ishte shumë e bukur ta kishe, por edhe vështirë të menaxhoje gjithë presionin se ishin shumë afër me njëri-tjetrin.’- tha Arbana.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm