TIRANE - Shqipëria do t’i bashkohet nismës së NATO-së për të marrë masa ndaj Rusisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama theksoi se në samitin e NATO-s në Uells, ishte vendosur që të mobilizoheshin 25 mijë forca ushtarake për të ndërmarrë hapa konkret ndaj situatës së krijuar në Ukrainë ku pjesë e tyre do të jenë edhe trupat shqiptare. “Marrëdhënia e NATO-s me Rusinë dhe Ukrainën që ishin dhe pika e parë e rendit të diskutimeve të brendshme, aneksimi me dhunë i Krimesë kanë krijuar një precedent të rrezikshëm duke rënduar mjedisin e sigurisë në Evropë.
Në pikën e parë theksohet se: Aksionet e Rusisë kundër Ukrainës e kanë sfiduar vizionin tonë për një Evropë të lirë dhe në paqe. Shqipëria dënoi veprimet agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Ky plan paraqet përgjigjen e NATO-s ndaj rreziqeve me burim nga Rusia. Plani i veprimit për gatishmërinë. Do të nisen 25 mijë trupa ushtarake mes të cilave edhe trupat tona do të marrin pjesë në stërvitjen e tyre për situatën e sigurisë. Grisja e librit të rregullave nga Rusia ka detyruar NATO-n të rishikojë strategjinë e tij”,- tha Rama.
Terrorizmi
Një fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë foli edhe për terrorizmin dhe celulat e ISIS. Sipas Ramës, këto celula duhen parandaluar dhe e vetmja mënyrë është që të gjitha vendet e Ballkanit si Mali Zi, Maqedoni dhe Kosova të futen në aleancën më të madhe ushtarake. Lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, Rama theksoi se në samitin e Uellsit i ishte kërkuar që të zbatohej plotësisht marrëveshja e Ohrit në mënyrë që shtetit të kishte mundësi për tu futur në aleancën ushtarake.
“Samiti dha sinjale inkurajuese edhe për përpjekjet e Maqedonisë në Aleancë. Duke shprehur hapur dhe qartë interesin tonë për një Maqedoni të integruar në NATO, ne u shprehëm se këto standarde janë të mundshme vetëm kur ky vend t’i qaset seriozisht zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit. Shqipëria nuk synon ta vështirësojë rrugën e këtij vendi të rëndësishëm fqinj, por vendosja e standardeve demokratike në raport me shqiptarët e Maqedonisë do të krijojë kushtet e duhura për Maqedoninë në bashkësinë euroatlantike. Mali i Zi duhet të bëhet pjesë një orë e më pare. Samiti e përshëndeti progresin e tij. Insistuam në përfshirjen sa më shpejt të Malit të Zi në këtë aleancë”, tha kreu i qeverisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com