Shqipëria humbet vendin si e treta
më e mirë, shansi i fundit Serbia

Shqipëria humbet vendin si e treta<br />më e mirë, shansi i fundit Serbia
Humbja 0-1 me Portugalinë e ka zbritur Shqipërinë nga vend i parë në të katërtin, në renditjen e skuadrave me bilancin më të mirë nga vendet e treta.

Deri dje Kombëtarja e Xhani De Biazit ishte skuadra e parë në tabelën e vendeve të treta, por pas humbjes dëshpëruese në minutat e fundit me luzitanët ne rrezikojmë të humbasin edhe një tjetër opsion, atë të kualifikimit direkt në “Euro 2016”si skuadra më e mire e vendeve të treta.

Kroacia na ka “rrëmbyer” vendin e parë në klasifikim dhe kuqezinjt zbresin në vendin e katërt me 11 pikë, një më pak se Kroacia, Ukraina dhe Hungaria, me nga 12 pikë secila.

Por kuqezinjtë kanë edhe dy ndeshje për të zhvilluar, ndryshe nga Kroacia dhe Hungaria që kanë vetëm një.

Më tetë tetor skuadra e De Biazit do të presë në “Elbasan Arena” Serbinë, që momentalisht rendit e fundit në Grupin I me 1 pikë. Ky do të jetë takim vendimtar për të ardhmen tonë në “Euro 2016”.

Redaksia Online
(e.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim